Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbylle menunë

Grand California

Zbuloni lirinë e madhe

Disa e quajnë "Endacake". Të tjerë "Aventuriere". Sido që ta quani: Kënaqeni dëshirën tuaj për vende të panjohura dhe pavarësi të jashtëzakonshme së bashku me Grand California. Pikërisht për këtë qëllim është prej dekadash California. Motra e saj e madhe tashmë ofron pak më shumë nga gjithçka, me një shtëpi pushimi të mobiluar plotësisht. Më shumë hapësirë. Më shumë rehati. Më shumë liri. 

Bëjeni vetë një foto nga Grand California

Kroskoti Grand

Ndihuni mirë kudo që të ndodheni

Fshatrat malorë të vetmuar. Plazhe të shkretuar. Rrugë të largëta për ecje. Udhëtimet emocionuese janë edhe më argëtuese kur e dini se mund të mbështeteni kudo dhe në çdo kohë tek partneri juaj i udhëtimit. Sistemet e navigimit tek Grand California do t'ju çojnë në mënyrë të besueshme në destinacionin tuaj - edhe nëse nuk e dini vetë atë. Muzika e duhur dhe argëtimi i mirë i përfshirë.

Kuzhina Grand

Përbërësi juaj kryesor: Pavarësia


Prodhime të freskëta deti nga fshati ngjitur. Portokaj plot lëng nga plantacioni malor. Domate që mbajnë erë jugu dhe dielli. Pse të nxitoni në tryezën e rezervuar në minutën e fundit kur përbërësit më të mirë i keni kaq afër? Me njësinë e kuzhinës të kompletuar, duke përfshirë frigoriferin e ndarësin e ngrirjes si dhe hapësirën e magazinimit, ju e shijoni lirinë e të përgatiturit të gatimeve tuaja rajonale në çdo kohë.

Banja Grand

I freskët në aventurë

Të shkosh në errësirë në banjë apo të dridhesh nga e ftohta në dushet publike... mund bëni dot pa këto lloj aventurash? Po pa dushin e mëngjesit? Sa mirë që Grand California e re ka një dhomë të kompletuar dushi. Udhëtoni vetëm ose çift, pak rehati e prisni gjithmonë.

Zonë përkëdheljeje Grand

Më në fund në të ngrohtë

Rrugë e lirë, gjire të vetmuara, vendkampingu bosh. Sa bukur kur largoheni nga rruga në orët e trafikut. Të udhëtosh në kohën e gjumit është zbavitje e dyfishtë. Falë sistemeve të mirëmenduara të ngrohjes tek Grand California, kënaqësinë nuk do t'jua prishë as një fllad i ngrohtë pranveror ose një mëngjes i ftohtë vjeshte.

Depozitë e madhe uji

Më shumë ujë në depozitë, më shumë liri në kokën tuaj

Të lirë vërtet janë vetëm ata që nuk shqetësohen vazhdimisht për burimin më të afërt të ujit. Depozita 110-litërshe e ujit të pijshëm dhe depozita 90-litërshe e ujit të përdorur ju mundëson që të bëni kamping larg stacioneve të kampingut ose në mes të natyrës. Të dyja depozitat janë të pajisura me sensor të nivelit, ndaj mund t'i rimbushni në kohë. Depozita e ujit të pijshëm është e instaluar në brendësi të automjetit për ta mbrojtur nga ngrica.

I mirëmenduar deri ne detaje.

Ëndërroni në një dhomë gjumi komode. Përgatisni pjatat delikate e të larmishme në kuzhinë. Qeshni, bisedoni dhe hani së bashku në dhomën e ndenjjes. Filloni ditën të relaksuar në banjë. Dhe jetoni në dhomën me ajër të hapur.

Të gjitha karakteristikat

Ëndrra Grand

Kthim prapa

Ëndrra Grand

Shtëpia është vendi më i mirë për të fjetur. Sigurisht, kjo vlen edhe për shtëpinë tuaj të re të pushimeve. Gjeni rehatin në Grand California në shtratin e pasmë komod ose në shtratin opsional të sipërm.

Shtëpi Grand

Kthim prapa

Shtëpi Grand

Shtëpia ndodhet aty ku janë të dashurit tuaj. Ndaj, paketoni sendet tuaja në Grand California dhe nisuni. Gjithmonë drejt lirisë. Shtëpia juaj e pushimeve ofron hapësirë të mjaftueshme për deri 4 persona.

Komfort Grand

Kthim prapa

Komfort Grand

Shfletoni librin tuaj të preferuar gjatë natës. Shikoni serialin tuaj të preferuar në plazh. Postoni fotografi të ëmbla nga fundi i botës. Elektronika në Grand California e bën të mundur pothuajse gjithçka.

Argëtim Grand

Kthim prapa

Argëtim Grand

Objektivi i ngulitur në sytë tuaj, këngët e preferuara në veshët tuaj. Me Grand California, edhe udhëtimet e gjata kthehen në kënaqësi të pastra. Nisemi!

Mbështetje Grand

Kthim prapa

Mbështetje Grand

Jeni i vetmi në familje që i jepni makinës? Tani jo më. Sistemet e asistencës së drejtuesit ju ndihmojnë për këtë.

Film i produktit

Përjetoni avantazhet e Grand California-s në përdorim.

Start Video

Performancë e shkëlqyer

Fitues: Grand California i ri

Suksesi i madh për Grand California: Në anketën e lexuesve "Connected Car Award 2018" të organizuar nga COMPUTER BILD dhe AUTO BILD Grand California e re fitoi në kategorinë "Transporter".

Burimi: "AUTO BILD", botimi 50/2018

Vendi i tretë për Grand California

Në kategorinë "Autobusë kampingu me banjë" Grand California e re zuri vendin tretë për zgjedhjen e lexuesve të revistave "promobil" dhe "Caravaning".

Burimi: "promobil", botimi 03/2019

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team