Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbylle menunë

Furgoni
Crafter:

Gati për detyrat e mëdha

Thuajse asgjë nuk është shumë për furgonin Crafter. Dimensionet e tij janë ideale për paleta të mëdha ose kontejnerë me rrota. Gjithashtu me mundësinë e ngarkimit dhe sigurimin e ngarkesës më të mirë për klasin e tij, jua lehtëson punën.

Bëjeni vetë një foto nga furgoni Crafter

Teknologjia e diferencialit

Mund të vendosen tetë marshe. Dhe në të gjitha llojet e diferencialit

Crafter është i vetmi automjet në klasin e tij me gjashtë variante diferenciali-kuti shpejtësie. Diferencialet para, mbrapa ose 4 MOTION me të gjitha rrotat aktive mund të kombinohen me kutinë e shpejtësisë manuale me 6 marshe ose me kutinë e shpejtësisë automatike me 8 marshe. Sekreti i performancës së lartë janë motorët specialë TDI, të cilët janë projektuar për kërkesat ekstreme të një automjeti komercial.

Vendi më i mirë i punës për shoferin

Kroskot, zyrë dhe ambient pushimi gjithmonë me ju

Kaloni një pjesë të madhe të ditës së punës në rrugë? Atëherë makina juaj nuk është vetëm mjet transporti. Është vendi ku sistemoni dokumentet, bëni takime, karikoni celularin ose bëni pushimin e drekës. Me ndarje të shumta ruajtjeje dhe mundësi lidhjesh, sediljen opsionale ergoComfort me amortizim dhe, sipas dëshirës, një timon multifunksional prej lëkure me ngrohje, furgoni Crafter është i përgatitur në mënyrën më të mirë për këto.

Përshtatshmëria në qytet

I relaksuar në rrugë

Në kantieret e ngatërruara të ndërtimit, në rrugët e ngushta malore, në rrugë të ngushta të banimit apo në raste erërash në autostradë: në furgonin Crafter një mori sistemesh inovative asistence dhe sigurie ju mbështesin kur situatat ndërlikohen. Kështu, arrini në destinacion mirë dhe mbi të gjitha, të relaksuar.

Mundësia më e mirë e ngarkimit

Ngarkimi më i lehtë

Keni pako të rëndë në automjet. Paleta voluminoze të radhitura në zonën e ngarkesës. Manovroni materiale të pavolitshme nëpërmjet derës së pasme. Ngarkimi dhe shkarkimi është punë e vështirë.Furgoni Crafter jua lehtëson këtë.

  • Gjerësia e hapjes prej 1.311 mm e derës me rrëshqitje
  • Lartësia e zonës së ngarkimit 2.196 mm1
  • Deri 18,4m3 vëllimi i zonës së ngarkesës1
  • Pragu i ngarkesës 100 mm më i ulur2
  • Pragu opsional
  • Ndriçimi opsional i zonës së ngarkesës me LED
Sigurimi më i mirë i ngarkesës

Gjithçka e fiksuar në vendin e vet

Pakot që rrëshqasin para-mbrapa, dërrasat që bien e bëjnë zhurmë mbi hapësirën e ngarkesës gjatë rrugës nuk janë vetëm të bezdisshme. Materialet e shtrenjta mund të dëmtohen ose shoferi mund të shpërqendrohet. Prandaj, që gjithçka të arrijë në destinacion në mënyrë të sigurt dhe në gjendje të përsosur, furgoni Crafter ju ofron sigurimin më të mirë të ngarkesës në klasin e tij: falë 14 unazave lidhëse opsionale dhe një larmie shinash fiksimi.

Struktura e sipërme individuale

Përgatitur në mënyrë të përsosur për gjithçka

Që porositë të dorëzohen në mënyrë të përsosur, ju duhet pajisja e duhur. Kjo përfshin gjithashtu një automjet të përshtatur në mënyrë optimale me kërkesat tuaja. Në këtë mënyrë mund të realizohen zgjidhjet tuaja për automjetin me porosi: Nga automjetet frigoriferike dhe ambulancat, tek automjetet pa barriera, për njerëz me aftësi të kufizuara. Me automjetet tona, thuajse gjithçka është e mundur.

Më shumë

Lidhja më e mirë në rrjet

Gjithmonë i informuar. Asnjë sekondë mërzie.

Në një ditë normale pune, shpesh shpenzoni kohë të gjatë në rrugë. Lëvizni me makinë nga porosia në porosi, duhet të ktheheni në magazinë e më pas në dyqanin e veglave për të marrë një pjesë këmbimi. Prandaj bëhet më e rëndësishme që të dini gjithçka. Falë ndërfaqes së integruar për menaxhimin celular të flotës "Connected Van" dhe shërbimin online "Car-Net" jeni pothuajse gjithmonë të përditësuar dhe argëtuar në furgonin Crafter.

I mirëmenduar deri ne detaje.

Furgoni Crafter ofron zgjidhje transporti të orientuara nga klientët me ekonomi optimale.

Të gjitha karakteristikat

Ngarkimi

Kthim prapa

Ngarkimi

Furgoni Crafter spikat në klasin e tij për kapacitetin më të mirë të ngarkesës dhe sigurimin e mallit.

Eksterieri

Kthim prapa

Eksterieri

Nga fenerët LED deri tek paketa opsionale Trendline: Furgoni Crafter ka shumë për të të ofruar që në shikim të parë.

Interieri

Kthim prapa

Interieri

Rehati e jashtëzakonshme dhe një koncept i mirëmenduar ruajtjeje vendosin standarde në klasin e furgonëve të mëdhenj.

Funksioni

Kthim prapa

Funksioni

Në furgonin Crafter jo vetëm që ndiheni mirë në rrugë gjatë ditës, por edhe jeni të mirinormuar dhe të zbavitur.

Sistemet e asistencës

Kthim prapa

Sistemet e asistencës

Asistenca inovative e drejtuesit dhe sistemet inteligjente të sigurisë kontrollojnë situatat e rrezikshme me largpamësi.

Performancë e shkëlqyer

Operatorët e flotave kanë besim tek Crafter. Për ta, është një nga automjetet më të suksesshme në treg. Kjo është arsyeja se pse flota e automjeteve e cilësoi "Top Performer 2018" në kategorinë "Transportues të mëdhenj".

Burimi: »Autoflotte«, botimi 12/2018

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team