Hiqni akullin me spatul nga xhami në temperatura nën zero? Keni ftohtë në kabinë pas takimeve të jashtme? Me sistemet tona të ngrohjes do të jeni ngrohtë dhe rehat në lëvizje edhe gjatë muajve të ftohtë.
Kaloriferi që funksionon me karburant nxeh ajrin hyrës dhe rrit temperaturën menjëherë në hapësirën e ngarkesës ose pasagjerëve nëpërmjet difuzorit të ajrit. Sipas kërkesës, mund të merrni edhe telekomandë të kaloriferit.
Ngrohësi i komanduar në mënyrë elektronike, që vjen si pajisje standard, siguron që temperatura e ambientit të brendshëm të rregullohet saktësisht.
Paketa e dimrit përshin një ngrohës shtesë, një depozitë të madhe uji larës me tregues të gradës, spërkatës të xhamit të përparmë me ujë të ngrohtë dhe ngrohës të xhamit të përparmë.
Ngrohësi me karburant mbështet sistemin kryesor të ngrohjes gjatë kohës që motori është në punë.
Krahas funksioneve të kaloriferit, një tjetër ngrohës mbështet sistemin kryesor të ngrohjes gjatë kohës që motori është në punë.
Ngrohësi shtesë i ujit me nxehje të programueshme ndihmon ngrohjen e bordit kur motori është në punë. Është i programueshëm dhe mund të ngrohë paraprakisht automjetin tuaj për deri 60 minuta.
Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.