Sistemet e asistencës së drejtuesit

Sistemet ­e asistencës­së drejtuesit

I mirëmenduar dhe i përgatitur

Në kantieret e ngatërruara të ndërtimit, në rrugët e ngushta malore, në rrugë të ngushta të banimit apo në raste erërash në autostradë: në kamionçinën Crafter një mori sistemesh inovative asistence dhe sigurie ju mbështesin kur situatat ndërlikohen. Kështu, arrini në destinacion mirë dhe mbi të gjitha, të relaksuar.

Kontrolli automatik i distancës ACC1 dhe dhe sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist"1 2

Përshtat automatikisht shpejtësinë me atë të automjeteve para duke ruajtur distancën e përcaktuar nga drejtuesi. Sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist", tashmë me funksionin e frenimit emergjent City të përfshirë, ndihmon për të shkurtuar distancën e ndalimit në situata kritike.

Sistemi i ruajtjes së korsisë "Lane Assist"1

Në rast daljeje të pa qëllimtë, timoni do të kthehet në drejtim të kundërt dhe njëkohësisht shoferi paralajmërohet me sinjal akustik e me mesazh në ekranin multifunksional.

Rregullatori i dritave të gjata "Light Assist"

Redukton automatikisht ndriçimin mbi automjetet në ardhje apo në parakalim për të mos i verbuar. Në shpejtësi 60 km/h dhe në errësirë të plotë, dritat e gjata ndizen automatikisht me sistemin e aktivizuar paraprakisht.

Një ilustrim i Crafter nga Volkswagen Automjete Komerciale tregon me këndvështrim nga lart se si funksionon sistemi i kontrollit të dritave "Lane Assist".

Paketa e ndriçimit & shikueshmërisë (pa ilustrim)

Për një shikueshmëri më të mirë, paketa përbëhet nga një sistem ndriçimi që komandon automatikisht dritat e gjata, një rregullator të intensitetit të dritës, e cila zbehet automatikisht, dhe një sensor shiu që aktivizon fshirëset e xhamit. Dritat ndihmëse të ecjes me funksionin "Coming Home/Leaving Home" ofrojnë siguri dhe rehati shtesë në sajë të ndriçimit të shndritshëm të mjedisit të automjetit.

Kufizuesi i shpejtësisë

Në varësi të këndit të përpjetës apo tatëpjetës, ruan shpejtësinë e dëshiruar prej 30 km/h.

Ilustrimi i kufizuesit të shpejtësisë

Kontrolli i presionit të gomës1

Shfaq presionin aktual të secilës gome dhe paralajmëron nëse ka devijime nga vlera e përcaktuar.

Ilustrimi i kontrollit të presionit të gomës

Zbulimi i lodhjes1

Nëpërmjet sinjaleve optike dhe akustike rekomandon një pushim sapo pikas një sjellje drejtimi që nënkupton lodhje.

Ilustrimi i pikasjes së lodhjes

Njohja e tabelave të trafikut

Pikas sinjalet e trafikut rrugor dhe informon drejtuesin për situatat aktuale të trafikut.

Ilustrim i njohjes së tabelave të trafikut

Dritat e mjegullës me funksion ndriçimi kthese të integruar

Sigurojnë një shikueshmëri optimale në mot të keq. Në kthesa, feneri në hyrje të kthesës ndriçon anën e rrugës.

Ilustrim i dritave të mjegullës

Asistenti i ecjes në pjerrësi3 4

Siguron ecje të kontrolluar dhe të sigurt gjatë zbritjes së tatëpjetës duke përshtatur shpejtësinë e motorit dhe, nëse është e nevojshme, duke shtypur frenat.

Ilustrim i asistentit të ecjes në pjerrësi

Sistemi i drejtimit elektromekanik

Drejtimi në varësi të shpejtësisë me kontroll aktiv përmirëson ndjesinë e sigurinë e të drejtuarit dhe arrin një saktësi të panjohur më parë për automjetet komerciale.

Ilustrimi i sistemit të drejtimit elektromekanik

1 Brenda kufijve të sistemit 2 Deri 30 km/h 3 Në dispozicion vetëm në kombinim me sistemin e navigimit "Discover Media" 4 I disponueshëm në kombinim me sistemin 4MOTION me të gjitha rrotat aktive.