VW Crafter Kamionçinë

Shumë vend për materiale. Dhe të gjithë stafin.

Kamionçina Crafter është bërë për punë vërtet të vështira. Sepse është e fortë, po aq sa ata që e ngasin. Edhe nëse punët tuaja nuk mbarohen, ka shumë karakteristika që e bëjnë jetën tuaj të përditshme shumë më të lehtë.

Bëjeni vetë një foto nga kamionçina Crafter

Një vështrim në kabinën e shoferit të Crafter nga Volkswagen Automjete Komerciale me rafte dhe ndarje të shumta.

Mund të vendosen tetë marshe. Dhe në të gjitha llojet e diferencialit

Një furgon Crafter udhëton në mënyrë dinamike në një qendër qyteti.
Një furgon Crafter udhëton në mënyrë dinamike në një qendër qyteti.
Një furgon Crafter udhëton në mënyrë dinamike në një qendër qyteti.
Një furgon Crafter udhëton në mënyrë dinamike në një qendër qyteti.
Një furgon Crafter udhëton në mënyrë dinamike në një qendër qyteti.

Crafter është i vetmi automjet në klasin e tij me gjashtë variante diferenciali-kuti shpejtësie. Diferencialet para, mbrapa ose 4 MOTION me të gjitha rrotat aktive mund të kombinohen me kutinë e shpejtësisë manuale me 6 marshe ose me kutinë e shpejtësisë automatike me 8 marshe. Sekreti i performancës së lartë janë motorët specialë TDI, të cilët janë projektuar për kërkesat ekstreme të një automjeti komercial.

Kroskot, zyrë dhe ambient pushimi gjithmonë me ju

Një vështrim në kabinën e shoferit të Crafter nga Volkswagen Automjete Komerciale me rafte dhe ndarje të shumta.

Kaloni një pjesë të madhe të ditës së punës në rrugë? Atëherë makina juaj nuk është vetëm mjet transporti. Është vendi ku sistemoni dokumentet, bëni takime, karikoni celularin. Ose bëni një pushim dreke. Me ndarje të shumta ruajtjeje e mundësi lidhjesh, sediljen opsionale ergoComfort me amortizim dhe, sipas dëshirës, timonin multifunksional prej lëkure me ngrohje, kamionçina Crafter është e përgatitur në mënyrën më të mirë për këto.

I relaksuar në rrugë

Në kantieret e ngatërruara të ndërtimit, në rrugët e ngushta malore, në rrugë të ngushta të banimit apo në raste erërash në autostradë: në kamionçinën Crafter një mori sistemesh inovative asistence dhe sigurie ju mbështesin kur situatat ndërlikohen. Kështu, arrini në destinacion mirë dhe mbi të gjitha, të relaksuar.

Cilësia ju shpaguan

Cilësi e lartë afatgjatë - kosto e ulët mirëmbajtjeje. Kjo përllogaritje funksionon në mënyrë të përsosur me kamionçinën Crafter. Falë funksionimit të fuqishëm, motorëve eficentë dhe fërkimit të reduktuar të ajrit, ia vlen për shoqërinë tuaj. Nga investimi tek rishitja.

Gjithçka e fiksuar në vendin e vet

Kutia e veglave që rrëshqet para-mbrapa, dërrasat që bien e bëjnë zhurmë mbi dysheme gjatë rrugës nuk janë vetëm të bezdisshme. Materialet e shtrenjta mund të dëmtohen ose shoferi mund të shpërqendrohet. Prandaj, që gjithçka të arrijë në destinacion në mënyrë të sigurt dhe në gjendje të përsosur, kamionçina Crafter ju ofron sigurimin më të mirë të ngarkesës në klasin e saj: falë 10 unazave lidhëse opsionale dhe një larmie shinash lidhëse.

Përgatitur në mënyrë të përsosur për gjithçka

VW Crafter Shasia nga lart

Që porositë të dorëzohen në mënyrë të përsosur, ju duhet pajisja e duhur. Kjo përfshin gjithashtu një automjet të përshtatur në mënyrë optimale me kërkesat tuaja. Në këtë mënyrë mund të realizohen zgjidhjet tuaja për automjetin me porosi: Nga automjetet frigoriferike dhe ambulancat, tek automjetet pa barriera, për njerëz me aftësi të kufizuara. Me automjetet tona, thuajse gjithçka është e mundur.

Gjithmonë i informuar. Asnjë sekondë mërzie.

Në një ditë normale pune, shpesh shpenzoni kohë të gjatë në rrugë. Lëvizni me makinë nga porosia në porosi, duhet të ktheheni në magazinë e më pas në dyqanin e veglave për të marrë një pjesë këmbimi. Prandaj bëhet më e rëndësishme që të dini gjithçka. Falë shërbimit online "Car-Net" jeni pothuajse gjithmonë të përditësuar dhe argëtuar në kamionçinën Crafter.

Zgjidhje strukture dhe transformimi

Puna juaj nuk është si e gjithë të tjerëve. Ndaj, pse duhet të jetë makina juaj si e të tjerëve? Meqë gjithkush has sfidat e veta gjatë punës së përditshme, ne tek Volkswagen Automjete Komerciale punojmë së bashku me prodhuesit profesionistë të strukturave dhe transformimeve. Ata e kthejnë kamionçinën Crafter në automjetin tuaj komercial sipas porosisë.

Për ndërtuesit e strukturës dhe udhëzimet
VW punëtor vegla pune
Shërbimet celulare Online

Shërbimet celulare Online

Të lidhur në rrejt – dhe të informuar

Merrni raportimet e përditësuara për trafikun direkt nga interneti. Merrni rrugën direkte për tek pika më e afërt e karburantit. Përdorni aplikacionet e smartfonit edhe gjatë ngarjes së makinës. Kujtohuni për takimet e servisit dhe lajmërohuni direkt në rast tentative vjedhjeje. Me më shumë shërbime celulare online të "Car-Net" ndiheni më rehat, të sigurt dhe më të informuar në rrugë.

Car-Net App-Connect1

Përjetoni më shumë info-argëtim në lëvizje dhe integroni smartfonin me Car-Net App-Connect të automjetit tuaj nëpërmjet një porte USB. Car-Net App-Connect shfaq aplikacionet funksionale të smartfonit tuaj në ekranin me prekje të sistemit opsional të radios ose të navigimit. Mund të përdorni Android Auto™, Apple CarPlay™ ose MirrorLink™ për të kontrolluar lehtësisht aplikacione të caktuara gjatë drejtimit të makinës në ekranin me prekje.

Car-Net Guide & Inform2

Nëse automjeti juaj është i pajisur me një sistem navigimi opsional, mund ta aktivizoni shërbimin Car-Net Guide & Inform që funksionon nëpërmjet internetit. Guide & Inform është i disponueshëm pa pagesë për tre vitet e para pas regjistrimit. Pra, mund të përdorni dy lloje shërbimesh: Shërbime që ju mbështesin drejtpërdrejt në automjet dhe që i konfiguroni nga shtëpia ose nëpërmjet portalit të klientit apo me aplikacionin Car-Net. Për të përdorur Guide & Inform në automjet, thjesht krijoni një hotspot duke përdorur smartfonin ose përdorni modemin opsional Volkswagen CarStick.

Shërbimet celulare online po përdoren tashmë.
  1. Car-Net App-Connect është në dispozicion vetëm duke u lidhur me sistemin e radios "Composition Media" ose sistemin e navigimit "Discover Media". App Connect përfshin teknologjitë MirrorLink™, CarPlay™ dhe Android Auto™. Disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë në varësi të shtetit. Vini re se Car-Net App-Connect aktualisht nuk funksionon me të gjithë telefonat celularë në treg. Volkswagen po punon ngushtë me prodhuesit kryesorë të smartfonëve për të ofruar një përshtatje të gjerë për Car-Net App-Connect.
  2. Përdorimi i Car-Net Guide & Inform është i mundur vetëm me pajisjet opsionale "Discover Media". Përveç kësaj, keni nevojë për një pajisje celulare (p.sh. smartfon) që mund të përdoret si hotspot WLAN, ose një modem Volkswagen UMTS-CarStick me kartë SIM të parapaguar nga çdo ofrues i shërbimit celular. Shërbimi "Guide & Inform" është në dispozicion vetëm me anë të një kontrate ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe operatorit tuaj celular dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet aktivizimit të paketave të të dhënave të internetit, në varësi të planit tuaj të shërbimit dhe sidomos jashtë vendit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Për shkak të volumit të të dhënave gjatë përdorimit të Car-Net, rekomandohet fuqimisht një marrëveshje me çmime të sheshta me operatorin tuaj të shërbimit celular! Përdorimi i Car-Net kryhet vetëm me një marrëveshje të veçantë me Volkswagen AG online. Pas dorëzimit të automjetit, klienti ka 90 ditë kohë për ta regjistruar atë në faqen www.volkswagen-car-net.com/portal. Disponueshmëria e shërbimit Car-Net mund të ndryshojë në varësi të shteteve. Këto shërbime janë të disponueshme për periudhë përkatëse të kontratës të rënë dakord dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve të përmbajtjes përgjatë periudhës kontraktuale. Për më shumë informacion mbi Car-Net, vizitoni faqen www.volkswagen-car-net.com/portal ose drejtohuni tek partneri juaj Volkswagen. Për më shumë informacion në lidhje me kushtet e tarifave celulare drejtojuni tek operatori juaj celular.