Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbylle menunë
Start Video

Caddy Cargo

100% e re. Mirëpo akoma 100% Caddy.

Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për shërbime të korierit, tregëti, shërbimin e dorëzimit ose ndërtimtari: Në punën tuaj gjithmonë keni pasqyrë drejt ardhmërisë. Këtë qëllim e ndjek edhe Caddy Cargo e re. Me një dizajn të ri dhe mbresëlënës, sistemet më moderne për ndihmë të shoferit, sistem inovativ info-argëtues dhe dhe vendin e punës ergonomik për shoferin, Caddy Cargo e re është e besueshme, fleksibile dhe e avanсuar. Pra, është partneri i përsosur kur bëhet fjalë për  zotërim komod dhe profesional të punës suaj të përditshme.

Komode, inteligjente, fleksibile

Hapësira e brendshme

Më shumë vend për gjithçka

Gjenerata e pestë e automjetit të gjithanshëm do t'u mahnisë me zgjedhje të reja të teknologjisë të lartë dhe  dukshëm me më shumë hapësirë. Versioni i gjatë - Caddy Cargo Maxi - përveç derës rrëshqitëse të zgjeruar për 140 mm, tani për shembull ofron hapësirë dhe deri për dy peleta evropiane. Përveç kësaj, Caddy Cargo e re  shquhet me një derë të pasme metalike, mbyllje të veçantë të hapësirës për ngarkim, ndihmës elektrike për mbyllje të derës së pasme dhe të dyerve rrëshqitëse dhe shumë më tepër.  

Shfaqje dixhitale

Pasqyrë për çdo gjë

Ekrani i dixhital kokpitit është krijuar në mënyrë të qartë dhe të pasur me kontraste; ka një diagonale të ekranit 25,4 cm. Shoferi mund të zgjedhë midis tre konfigurimeve të ndryshme në ekran. Kjo bëhet përmes butonit View në timonin e ri shumëfunksional. Në konfigurimin e parë, në instrumentet e rrumbullakëta  në mënyrë interaktive shfaqen numëruesi i rrotullimeve dhe takometri në instrumentet e rrumbullakëta; në mes të ekranit ndizet një nivel që mund të zgjidhet individualisht - libri i telefonit në telefonin inteligjent.

Kokpiti dixhital kombinohet me sistemin më të lartë të info-argëtimit si niveli maksimal i zgjerimit të kokpitit Innovision me shumë funksione shtesë.

Vendi i punës për shoferin

Sidomos ergonomike

Për të gjithë versionet  e Caddy-t të ri  janë në dispoziсion vende posaçërisht ergonomike: të ashtuquajturat AGR Ergo sedilje (AGR = Shoqata Aksion për kurriz të shëndetshëm). Ato janë të dizajnuara posaçërisht për shoferët e bizneseve të shpeshtë dhe ata që udhëtojnë në distanca të gjata. Sediljet AGR mund të kenë rregullim të shumëfishtë: përveç gjtësisë dhe lartësisë, ato ofrojn edhe rregullim individual të animit të sediljeve, si dhe katër mënyra të mbështetësit të legenit. Përveç kësaj, Caddy Cargo disponon me sedilje për pasagjerin e сila mund të ulet për t'u përdorur si tavolinë, prizë prej 230 volt, mbështetës për duart e shoferit dhe të pasagjerit, ndriçim LED për hapësirën e brendshme dhe për hapësirën për ngarkim, dhe shumë më tepër.

Motor

Me kursim dhe komod

Caddy Cargo e ri sipas zgjedhjes mund të ketë motor me naftë, benzinë ose gaz natyror. Bëhet fjalë për motorë nga faza e ardhshme e evoluimit, të cilat në vitin 2020 do të përmbushin standardin e gazrave të shkarkimit Euro 6 nga 2021 dhe në mënyrë inegrale janë të pajisura me filtra për grimca. Në varësi të versionit të motorit, konsumi i modelit të ri Caddy në krahasim me paraardhësin e tij mund të ulet deri në 12 për qind.

Sisteme moderne për ndihmën e shoferit

Sisteme moderne për ndihmën e shoferit

Me sistemet opsionale moderne për ndihmën e shoferit në Caddy Cargo-n e re, ju mund të shijoni çdo udhëtim të relaksuar duke shkuar në takim me klientin ose gjatë dorëzimit: falë sistemit ndihmës për ndryshimin e korsisë, paralajmërimi i trafikut pas, sistemit ndihmës të rimorkios dhe sistemit ndihmës të vozitjes me sistemin për emergjenсë, ju do të udhëtoni në mënyrë të sigurt.

E vetëbesimit Caddy Cargo

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team