Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbylle menunë
Start Video

Caddy

100% e re. Mirëpo akoma 100% Caddy.

Vetëbesimi i ri: Caddy i ri është ridizanjuar plotësisht nga ne. Përveç dizajnit të ri mbresëlënës, kënaqin edhe  sistemet moderne ndihmëse të shoferit, kokpiti dixhital me cilësi të lartë dhe një sistem të avancuar info-argëtues (Innovision Cockpit) së bashku me shërbime të lëvizshme në internet. Sigurisht, ashtu si edhe më parë, Caddy i ri edhe më tej mbetet i sigurt, fleksibël dhe i qëndrueshëm në jetën e përditshme - dhe tani është edhe më i përgatitur për atë që sjell jeta juaj.

Nga ndryshimi lindi progresi

Hapësira e brendshme

Intuitive operohet

Brendësia e Caddy është konсeptuar rishtas dhe plotësisht dhe madje edhe më e dixhitalizuar. Prandaj, për herë të parë, ky Allrounder opsionalisht do të jetë i disponueshëm me instrumente dixhitalë: dixhital kokpit. Për më tepër, kokpiti dhe sistemi info-argëtues formojnë një ambient dixhital tepër modern (Innovision Cockpit). Gjithashtu janë dixhitalizuar edhe shumë elemente kontrolluese të tjera:

Ndër të tjera, këtu ekziston edhe një modul me butona për funksionet e dritës dhe shikueshmërisë në të majtë të timonit shumëfunksional dhe një modul nën sistemin info-argëtues si butonat për qasje të drejtpërdrejtë në funksionet e ndryshme të menysë. Për më tepër, Caddy kënaq edhe me ventilimin aktiv në hapësirën e pasagjerëve, sedilje të rehatshme ergonomike, një koncept të ri të uljes që ofron dy vende të vetme në rreshtin e tretë dhe shumë më tepër.

Shfaqje dixhitale

Gjithçka në fushën e shikimit

Ekrani i dixhital kokpitit është krijuar në mënyrë të qartë dhe të pasur me kontraste; ka një diagonale të ekranit 25,4 cm. Shoferi mund të zgjedhë midis tre konfigurimeve të ndryshme në ekran.Kjo bëhet përmes butonit View në timonin e ri shumëfunksional. Në konfigurimin e parë, në instrumentet e rrumbullakëta  në mënyrë interaktive shfaqen numëruesi i rrotullimeve dhe takometri në instrumentet e rrumbullakëta; në mes të ekranit ndizet një nivel që mund të zgjidhet individualisht - libri i telefonit në telefonin inteligjent.

Kokpiti dixhital kombinohet me sistemin më të lartë të info-argëtimit si niveli maksimal i zgjerimit të kokpitit Innovision me shumë funksione shtesë.

Top karakteristikat e komoditetit

Karakteristik dizajn

Për sa i përket teknologjisë dhe pajisjeve, pjesa e jashtme Caddy, e cila mund të ketë deri në shtatë ulëse, ka shumë funksione të reja: ato përfshijnë mekanizmat opsionalë elektrik për ndihmë gjatë tërheqjes të dyerve rrëshqitëse dhe derën e pasme, si dhe çatinë panoramike me një sipërfaqe xhami prej 1 , 4 m2, e cila shtrihet nëpër rreshtin e parë dhe të dytë të sediljeve. Të reja janë edhe rrotat 18 inç nga metali i lehtë, si dhe dritat e reja LED dhe dritat e pasme LED të cilat janë pjesë e pajisjeve serike në versionin më të lartë. Për herë të parë në automjet: sistemi i nisjes dhe bllokimit pa çelësa (shkurtimisht Kessy).

Motor

Me kursim dhe komod

Caddy i ri sipas zgjedhjes mund të ketë motor me naftë, benzinë ose gaz natyror bëhet fjalë për motorë nga faza e ardhshme e evoluimit, të cilat në vitin 2020 do të përmbushin standardin e gazrave të shkarkimit Euro 6 nga 2021 dhe në mënyrë inegrale janë të pajisura me filtra për grimca. Në varësi të versionit të motorit, konsumi i modelit të ri Caddy në krahasim me paraardhësin e tij mund të ulet deri në 12 %.

Sisteme moderne për ndihmën e shoferit

Automatike komoditet më i madh

Me sistemet opsionale moderne për ndihmën e shoferit në Caddy-n e re, ju mund të shijoni çdo udhëtim me relaksim të plotë: falë sistemit ndihmës për ndryshimin e korsisë, paralajmërimi i trafikut pas, sistemit ndihmës të rimorkios dhe sistemit ndihmës të vozitjes me sistemin për emergjenсë, ju do të udhëtoni në mënyrë të sigurt.

We Connect

Më komod deri më tani: lëvizshmëria e re dixhitale

Funksionet themelore inteligjente, sipas dëshirës në çdo Caddy të re, shërbime We Connect, funksione të shumta shtesë me We Connect Plus: për Hyrjen tuaj lëvizshmërinë dixhitale të jetë sa më e thjeshtë dhe sa më e përshtatshme, ne kemi përshtatur tre pako praktike për ju. Cila prej tyre ju përshtatet?

E vetëbesimit Caddy

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team