Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Mbylle menunë

VW Crafter
Kamionçinë

 

Shumë vend për materiale. Dhe të gjithë stafin.

Kamionçina Crafter është bërë për punë vërtet të vështira. Sepse është e fortë, po aq sa ata që e ngasin. Edhe nëse punët tuaja nuk mbarohen, ka shumë karakteristika që e bëjnë jetën tuaj të përditshme shumë më të lehtë.

Bëjeni vetë një foto nga kamionçina Crafter

Teknologjia e diferencialit

Mund të vendosen tetë marshe. Dhe në të gjitha llojet e diferencialit

Crafter është i vetmi automjet në klasin e tij me gjashtë variante diferenciali-kuti shpejtësie. Diferencialet para, mbrapa ose 4 MOTION me të gjitha rrotat aktive mund të kombinohen me kutinë e shpejtësisë manuale me 6 marshe ose me kutinë e shpejtësisë automatike me 8 marshe. Sekreti i performancës së lartë janë motorët specialë TDI, të cilët janë projektuar për kërkesat ekstreme të një automjeti komercial.

Vendi më i mirë i punës për shoferin

Kroskot, zyrë dhe ambient pushimi gjithmonë me ju

Kaloni një pjesë të madhe të ditës së punës në rrugë? Atëherë makina juaj nuk është vetëm mjet transporti. Është vendi ku sistemoni dokumentet, bëni takime, karikoni celularin. Ose bëni një pushim dreke. Me ndarje të shumta ruajtjeje e mundësi lidhjesh, sediljen opsionale ergoComfort me amortizim dhe, sipas dëshirës, timonin multifunksional prej lëkure me ngrohje, kamionçina Crafter është e përgatitur në mënyrën më të mirë për këto.

Përshtatshmëria në qytet

I relaksuar në rrugë

Në kantieret e ngatërruara të ndërtimit, në rrugët e ngushta malore, në rrugë të ngushta të banimit apo në raste erërash në autostradë: në kamionçinën Crafter një mori sistemesh inovative asistence dhe sigurie ju mbështesin kur situatat ndërlikohen. Kështu, arrini në destinacion mirë dhe mbi të gjitha, të relaksuar. 

 

Ekonomia më e mirë

Cilësia ju shpaguan

Cilësi e lartë afatgjatë - kosto e ulët mirëmbajtjeje. Kjo përllogaritje funksionon në mënyrë të përsosur me kamionçinën Crafter. Falë funksionimit të fuqishëm, motorëve eficentë dhe fërkimit të reduktuar të ajrit, ia vlen për shoqërinë tuaj. Nga investimi tek rishitja.

Sigurimi më i mirë i ngarkesës

Gjithçka e fiksuar në vendin e vet

Kutia e veglave që rrëshqet para-mbrapa, dërrasat që bien e bëjnë zhurmë mbi dysheme gjatë rrugës nuk janë vetëm të bezdisshme. Materialet e shtrenjta mund të dëmtohen ose shoferi mund të shpërqendrohet. Prandaj, që gjithçka të arrijë në destinacion në mënyrë të sigurt dhe në gjendje të përsosur, kamionçina Crafter ju ofron sigurimin më të mirë të ngarkesës në klasin e saj: falë 10 unazave lidhëse opsionale dhe një larmie shinash lidhëse.

Struktura e sipërme individuale

Përgatitur në mënyrë të përsosur për gjithçka

Që porositë të dorëzohen në mënyrë të përsosur, ju duhet pajisja e duhur. Kjo përfshin gjithashtu një automjet të përshtatur në mënyrë optimale me kërkesat tuaja. Në këtë mënyrë mund të realizohen zgjidhjet tuaja për automjetin me porosi: Nga automjetet frigoriferike dhe ambulancat, tek automjetet pa barriera, për njerëz me aftësi të kufizuara. Me automjetet tona, thuajse gjithçka është e mundur.

Më shumë

Lidhja më e mirë në rrjet

Gjithmonë i informuar. Asnjë sekondë mërzie.

Në një ditë normale pune, shpesh shpenzoni kohë të gjatë në rrugë. Lëvizni me makinë nga porosia në porosi, duhet të ktheheni në magazinë e më pas në dyqanin e veglave për të marrë një pjesë këmbimi. Prandaj bëhet më e rëndësishme që të dini gjithçka. Falë shërbimit online "Car-Net" jeni pothuajse gjithmonë të përditësuar dhe argëtuar në kamionçinën Crafter.

 

I mirëmenduar deri ne detaje.

Kamionçina Crafter bën të lëvizshme materialet, ekuipazhin dhe makineritë. Për transportin e tyre, ofron një larmi mundësish.

Të gjitha karakteristikat

Ngarkimi

Kthim prapa

Ngarkimi

Kamionçina Crafter bën të lëvizshme materialet, ekuipazhin dhe makineritë. Për transportin e tyre, ofron një larmi mundësish.

Eksterieri

Kthim prapa

Eksterieri

Fenerët opsionalë LED me dritat e ditës, dritat e shkurtra dhe të gjata që ndriçojnë rrugën me kursim energjie.

Interieri

Kthim prapa

Interieri

Opsionet e mirëmenduara të magazinimit dhe shtesat e tjera të shumta e kthejnë kabinën e drejtuesit në një vend të rehatshëm pune.

Funksioni

Kthim prapa

Funksioni

Në kamionçinën Crafter jo vetëm që ndiheni mirë në rrugë gjatë ditës, por edhe jeni të mirinormuar dhe të zbavitur.

Sistemet e asistencës

Kthim prapa

Sistemet e asistencës

Asistenca inovative e drejtuesit dhe sistemet inteligjente të sigurisë kontrollojnë situatat e rrezikshme me largpamësi.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team