Teknologjia 6.1

Të gjitha para syve.

Më i mençur për detyrën: Falë We Connect1 jeni gjithmonë të pajisur me informacionin e nevojshëm në mënyrë profesionale dhe private. Falë grupit të instrumenteve Premium keni gjithçka para syve. Dhe mbërrini të sigurt me sistemin e navigimit "Discover Media".

Grupi i instrumenteve "Premium"

Në kroskotin e riprojektuar keni gjithçka para syve. Krahas dy instrumenteve rrethore për shpejtësinë dhe xhirot motorike, ekrani opsional dixhital multufunksional ofron informacion të rëndësishëm mbi distancën aktuale të ecjes, orën e udhëtimit dhe të dhëna mbi konsumin. Ekrani multifunksional përfshin gjithashtu pikasjen e lodhjes2 Sapo pikas një devijim nga sjellja normale e drejtimit të automjetit, shoferi këshillohet që të bëjë një pushim nëpërmjet sinjaleve vizive dhe akustike.

Sistemi i navigimit "Discover Media"

Kur takimet janë radhë, nuk ka kohë për devijime. Me sistemin e navigimit "Discover Media" mund të arrini në destinacionin tuaj pa asnjë devijim dhe gjithashtu mund të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Në cilësinë e përsosur të zërit, natyrisht. 

  • ekran i madh me ngjyra, me prekje 20,3 cm (8 inç) përfshirë sensor afrërsie 
  • performancë 4 x 20 Wat me 4 altoparlantë 
  • navigim hibrid, një përzgjedhje e opsioneve të hartave të ndryshme dhe përditësimeve falas të hartave përmes internetit  
  • 32 GB memorie medie 
  • dy porta të jashtme USB- dhe një ndërfaqe Bluetooth 
  • kontroll zanor hibrid dhe radio përmes internetit
  • mbështet pa tel App-Connect, We Connect1 dhe We Connect Plus1

Volkswagen We Connect1

Transporter 6.1 është i pajisur me funksionet inovative online të "We Connect"1 1, si dhe me gjeneratën më të re të "Setet Modulare të Info-argëtimit". Nëse dëshironi, mund të jeni online gjatë drejtimit të automjetit. Me "We Connect"1 shijoni karakteristikat që e bëjnë çdo udhëtim më të rehatshëm e më të sigurt. Me informacione në kohë reale mbi trafikun apo me njoftime territoriale online - Transporter 6.1 është i lidhur në mënyrë optimale me internetin.

Për përdorimin e shërbimeve We Connect, klientit i duhet një llogari përdoruesi tek Volkswagen ID dhe të regjistrohet tek We Connect me emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Gjithashtu, duhet të lidhet një kontratë e veçantë online me We Connect ose We Connect Plus dhe Volkswagen AG. Klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit për ta regjistruar atë në www.portal.bolkswagen-we.com për We Connect Plus, dhe të përdorë falas shërbimet për të gjithë kohëzgjatjen e rënë dakord.

Brenda kufijve të sistemit.

Ky automjet nuk ofrohet ende për shitje në Austri. Nuk ka ende raport testimi të harmonizuar apo vlerash zyrtare të konsumit. Në këtë faqe përshkruhen pajisjet e modeleve. Zakonisht nuk përmendet nëse pajisjet përkatëse janë standarde apo opsionale me pagesë shtesë. Për informacion më të detajuar mbi shtrirjen e saktë të pajisjeve të automjetit (pajisje standarde/pajisje shtesë) ose në lidhje me kufizimet e kombinimit, ju lutemi, kontaktoni shitësin e autorizuar të Volkswagen Automjete Komerciale ose përdorni konfiguruesin tonë për Volkswagen Automjete Komerciale. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. 

Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyll
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbylle menunë

Transporter 6.1
Furgon

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team