Sistemet e ndihmës së drejtuesit 6.1

Çdo ditë më i qetë në rrugë

Kushdo që ndodhet në rrugë duhet të përballet me situata të panumërta të motit dhe trafikut. Sa mirë që nuk i përballoni i vetëm me Transporter 6.1.

Asistenti ndaj erës1

Stabilizon automjetin në erëra të forta e të stuhishme anësore përmes frenimit automatik. Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Mbrojtja anësore1

Monitoron anët e automjetit dhe tregon në ekranin e sistemit të info-argëtimit afrimet kritike ndaj shtyllave apo mureve. Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Sistemi i ruajtjes së korsisë "Lane Assist"1 2

Zbulon nëpërmjet një kamere multifunksionale korsinë e ecjes dhe mban automjetin në korsi nëpërmjet ndërhyrjeve në timon. Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Kontrolli automatik i distancës ACC1 dhe sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist" me funksionin e frenimit emergjent City1

Përshtat automatikisht shpejtësinë me atë të automjeteve para duke ruajtur distancën e përcaktuar nga shoferi. Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Asistenti i parkimit "Park Assist"1

Ndihmon gjatë parkimit në hapësira parkimi transversale dhe gjatësore duke kryer lëvizjet optimale të timonit, ndërkohë që shoferi komandon vetëm gazin, frenat dhe levën e marsheve. Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Asistenti i daljes nga parkimi1

Ndihmon gjatë daljes nga parkimi me ecje mbrapsht. Nëse shoferi nuk reagon ndaj sinjalit zanor paralajmërues kur një automjet afrohet në mënyrë kritike, ndërhyn nëpërmjet frenimit. Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Asistenti i rimorkios "Trailer Assist"1

Lehtëson drejtimin e një rimorkioje gjatë manovrimit në hapësira transversale parkimi si dhe gjatë ecjes mbrapsht, sidomos gjatë afrimit tek rampat e ngarkimit apo destinacionet e tjera. Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Treguesi i presionit të gomave (pa ilustrim)1

Informon shoferin për presionin aktual të gomave para e gjatë udhëtimit dhe paralajmëron për humbjen e presionit. Në secilën gomë, ka sensorë që japin informacion përmes radios për presionin dhe temperaturën.

 

Njohja e tabelave të trafikut (pa ilustrim)1

Pikas tabelat e kufizimit të shpejtësisë, ndalimit të parakalimit si dhe kufizimet që lidhen me orarin dhe motin me anë të një kamere speciale dhe informon shoferin në ekranin multifunksional.

 

Asistenti i ecjes në tatëpjetë (pa ilustrim)1 3

Siguron ecje të kontrolluar dhe të rehatshme gjatë zbritjes së tatëpjetës duke përshtatur shpejtësinë e motorit dhe, nëse është e nevojshme, duke shtypur frenat.

Brenda kufijve të sistemit.

Drejtuesi duhet të jetë i gatshëm të tejkalojë sistemin e asistencës në çdo kohë dhe nuk çlirohet nga përgjegjësia për të drejtuar automjetin me kujdes.

I disponueshëm vetëm në kombinim me sistemin 4MOTION me të gjitha rrotat aktive.

Ky automjet nuk ofrohet ende për shitje në Austri. Nuk ka ende raport testimi të harmonizuar apo vlerash zyrtare të konsumit. Në këtë faqe përshkruhen pajisjet e modeleve. Zakonisht nuk përmendet nëse pajisjet përkatëse janë standarde apo opsionale me pagesë shtesë. Për informacion më të detajuar mbi shtrirjen e saktë të pajisjeve të automjetit (pajisje standarde/pajisje shtesë) ose në lidhje me kufizimet e kombinimit, ju lutemi, kontaktoni shitësin e autorizuar të Volkswagen Automjete Komerciale ose përdorni konfiguruesin tonë për Volkswagen Automjete Komerciale. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. 

Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyll
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbylle menunë

Transporter 6.1
Furgon

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team