Sisteme­asistence-drejtuesi

I mirëmenduar dhe i përgatitur

Në kantieret e ngatërruara të ndërtimit, në rrugët e ngushta malore, në rrugë të ngushta të banimit apo në raste erërash në autostradë: në furgonin Crafter një mori sistemesh inovative asistence dhe sigurie ju mbështesin kur situatat ndërlikohen. Kështu, arrini në destinacion mirë dhe mbi të gjitha, të relaksuar.

Kontrolli automatik i distancës ACC1 dhe dhe sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist"1 2

Përshtat automatikisht shpejtësinë me atë të automjeteve para duke ruajtur distancën e përcaktuar nga drejtuesi. Sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist", tashmë me funksionin e frenimit emergjent City të përfshirë, ndihmon për të shkurtuar distancën e ndalimit në situata kritike.

Sistemi i ruajtjes së korsisë "Lane Assist"1

Në rast daljeje të pa qëllimtë, timoni do të kthehet në drejtim të kundërt dhe njëkohësisht shoferi paralajmërohet me sinjal akustik e me mesazh në ekranin multifunksional.

"Sensori Blind Spot" me asistent të daljes nga parkimi të përfshirë1

Paralajmëron akustikisht nëse gjatë daljes mbrapsht nga parkimi pikaset një automjet që afrohet në mënyrë kritike. Nëse drejtuesi nuk reagon, sistemi mund të zbusë pasojat e një aksidenti të mundshëm ose në rastin optimal, ta parandalojë atë me anë të frenimit.

Asistenti ndaj erës11

Ndihmon si pjesë e funksionit të programit të stabilizimit elektronik në raste erërash të forta anësore nëpërmjet ndërhyrjeve automatike me frenim të rrotave. 

Asistenti i parkimit "Park Assist"1

Kontrollon parkimin me shumë lëvizje në vendparkime gjatësore. Pas vendosjes së marshit "indietro", automjeti merr automatikisht kontrollin e timonit. Shoferi vepron vetëm me levën e marsheve, pedalin e gazit dhe frenat.

Rregullatori i dritave të gjata "Light Assist"

Redukton automatikisht ndriçimin mbi automjetet në ardhje apo në parakalim për të mos i verbuar. Në shpejtësi 60 km/h dhe në errësirë të plotë, dritat e gjata ndizen automatikisht me sistemin e aktivizuar paraprakisht.

Paketa e ndriçimit & shikueshmërisë (pa ilustrim)

Për një shikueshmëri më të mirë, paketa përbëhet nga një sistem ndriçimi që komandon automatikisht dritat e gjata, një rregullator të intensitetit të dritës, e cila zbehet automatikisht, dhe një sensor shiu që aktivizon fshirëset e xhamit. Dritat ndihmëse të ecjes me funksionin "Coming Home/Leaving Home" ofrojnë siguri dhe rehati shtesë në sajë të ndriçimit të shndritshëm të mjedisit të automjetit.

Mbrojtja anësore me sensorë1

Monitoron anët e automjetit dhe paralajmëron vizualisht dhe akustikisht gjatë afrimeve kritike ndaj shtyllave, mureve dhe këmbësorëve.

Asistenti i rimorkios "Trailer Assist"1

Manovron automatikisht automjetin me rimorkio në hapësira parkimi tërthore dhe lehtëson ecjen e saktë mbrapsht për t'u futur në rampat e ngarkimit e në destinacione të tjera. Drejtuesi mjafton të vendosë marshin "indietro", të shtypë butonin e ndihmës në parkim dhe të tregojë drejtimin që duhet të marrë rimorkioja me anë të çelësit të përshtatjes së pasqyrave. 

"Park Pilot"

Paralajmëron akustikisht kur pikas pengesa para e mbrapa automjetit dhe shfaq vizualisht në ekran distancën me pengesat.

Kamera e pasme "Rear View"1

Lehtëson parkimin duke shfaqur në ekranin e radios ose sistemit të navigimit3 një imazh të kufizuar të zonës pas automjetit. Vijat ndihmëse shtesë ndihmojnë gjatë procesit të parkimit.

Kufizuesi i shpejtësisë

Në varësi të këndit të përpjetës apo tatëpjetës, ruan shpejtësinë e dëshiruar prej 30 km/h.

Kontrolli i presionit të gomës1

Shfaq presionin aktual të secilës gome dhe paralajmëron nëse ka devijime nga vlera e përcaktuar.

Zbulimi i lodhjes1

Nëpërmjet sinjaleve optike dhe akustike rekomandon një pushim sapo pikas një sjellje drejtimi që nënkupton lodhje.

Asistenti i ecjes në pjerrësi3 4

Siguron ecje të kontrolluar dhe të sigurt gjatë zbritjes së tatëpjetës duke përshtatur shpejtësinë e motorit dhe, nëse është e nevojshme, duke shtypur frenat.

Dritat e mjegullës me funksion ndriçimi kthese të integruar

Sigurojnë një shikueshmëri optimale në mot të keq. Në kthesa, feneri në hyrje të kthesës ndriçon anën e rrugës.

1 Brenda kufijve të sistemit
2 Deri 30 km/h
3 Në dispozicion vetëm në kombinim me sistemin e navigimit "Discover Media"
4 I disponueshëm në kombinim me sistemin 4MOTION me të gjitha rrotat aktive.

Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyll
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbylle menunë

Furgoni
Crafter:

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team