Shërbimet celulare­ Online

Të lidhur në rrejt – dhe të informuar

Merrni raportimet e përditësuara për trafikun direkt nga interneti. Merrni rrugën direkte për tek pika më e afërt e karburantit. Përdorni aplikacionet e smartfonit edhe gjatë ngarjes së makinës. Kujtohuni për takimet e servisit dhe lajmërohuni direkt në rast tentative vjedhjeje. Me më shumë shërbime celulare online të "Car-Net" ndiheni më rehat, të sigurt dhe më të informuar në rrugë. 

Car-Net App-Connect1

Përjetoni më shumë info-argëtim në lëvizje dhe integroni smartfonin me Car-Net App-Connect të automjetit tuaj nëpërmjet një porte USB. Car-Net App-Connect shfaq aplikacionet funksionale të smartfonit tuaj në ekranin me prekje të sistemit opsional të radios ose të navigimit. Mund të përdorni Android Auto™, Apple CarPlay™ ose MirrorLink™ për të kontrolluar lehtësisht aplikacione të caktuara gjatë drejtimit të makinës në ekranin me prekje.

Car-Net Guide & Inform2

Nëse automjeti juaj është i pajisur me një sistem navigimi opsional, mund ta aktivizoni shërbimin Car-Net Guide & Inform që funksionon nëpërmjet internetit. Guide & Inform është i disponueshëm pa pagesë për tre vitet e para pas regjistrimit. Pra, mund të përdorni dy lloje shërbimesh: Shërbime që ju mbështesin drejtpërdrejt në automjet dhe që i konfiguroni nga shtëpia ose nëpërmjet portalit të klientit apo me aplikacionin Car-Net. Për të përdorur Guide & Inform në automjet, thjesht krijoni një hotspot duke përdorur smartfonin ose përdorni modemin opsional Volkswagen CarStick.

Car-Net App-Connect është në dispozicion vetëm duke u lidhur me sistemin e radios "Composition Media" ose sistemin e navigimit "Discover Media". App Connect përfshin teknologjitë MirrorLink™, CarPlay™ dhe Android Auto™. Disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë në varësi të shtetit. Vini re se Car-Net App-Connect aktualisht nuk funksionon me të gjithë telefonat celularë në treg. Volkswagen po punon ngushtë me prodhuesit kryesorë të smartfonëve për të ofruar një përshtatje të gjerë për Car-Net App-Connect.

Përdorimi i Car-Net Guide & Inform është i mundur vetëm me pajisjet opsionale "Discover Media". Përveç kësaj, keni nevojë për një pajisje celulare (p.sh. smartfon) që mund të përdoret si hotspot WLAN, ose një modem Volkswagen UMTS-CarStick me kartë SIM të parapaguar nga çdo ofrues i shërbimit celular. Shërbimi "Guide & Inform" është në dispozicion vetëm me anë të një kontrate ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe operatorit tuaj celular dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet aktivizimit të paketave të të dhënave të internetit, në varësi të planit tuaj të shërbimit dhe sidomos jashtë vendit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Për shkak të volumit të të dhënave gjatë përdorimit të Car-Net, rekomandohet fuqimisht një marrëveshje me çmime të sheshta me operatorin tuaj të shërbimit celular! Përdorimi i Car-Net kryhet vetëm me një marrëveshje të veçantë me Volkswagen AG online. Pas dorëzimit të automjetit, klienti ka 90 ditë kohë për ta regjistruar atë në faqen www.volkswagen-car-net.com/portal. Disponueshmëria e shërbimit Car-Net mund të ndryshojë në varësi të shteteve. Këto shërbime janë të disponueshme për periudhë përkatëse të kontratës të rënë dakord dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve të përmbajtjes përgjatë periudhës kontraktuale. Për më shumë informacion mbi Car-Net, vizitoni faqen www.volkswagen-car-net.com/portal ose drejtohuni tek partneri juaj Volkswagen. Për më shumë informacion në lidhje me kushtet e tarifave celulare drejtojuni tek operatori juaj celular.

Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyll
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbylle menunë

Furgoni
Crafter:

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team