Shërbime të shpejta.

Prisni tek automobili Juaj

Na telefononi, silleni automobilin dhe lexoni tek ne ndonjë gazetë. Ky servis i shpejtë tani është në dispozicion për tubin e gazrave shkarkues (marmitën), frenat, gomat dhe vajin.

Çmime fikse

Me shërbime kaq të qarta, mund t'iu themi menjëherë sa do të kushtojë. S'do të paguani asnjë cent më shumë. Ju garantojmë për këtë.

Afate fikse

Kur themi se do të përfundojmë brenda një kohe të caktuar, deri atëherë përfundojmë. E keni premtimin tonë.

Na shikoni lirshëm

Tek ne edhe ajo gjë është ndryshe. Gjatë punës, mund të qëndroni pranë automobilit Tuaj, t'i shikoni mekanikët tanë kur punojnë dhe të merrni ndonjë këshillë.