Premtime nga servisi.

   Për çka mund të mbështeteni...

...kur e sillni automobilin Tuaj tek servisi jonë:

  • Thjesht caktoni orar - dhe mos humbisni kohë
    Ju kursejmë nga pritja e panevojshme kur e pranojmë automjetin Tuaj në servis, duke u përgatitur me kujdes për vizitën Tuaj në servisin tonë. Për caktimin e orarit, mjafton vetëm telefonata Juaj.
    Nëse keni dëshirë të jeni të pranishëm gjatë diagnostikimit të automjetit, na informoni menjëherë gjatë rezervimit të orarit. Për atë qëllim, veçoni pak më shumë kohë se zakonisht (rreth 15 - 20 minuta).
  • Silleni automjetin në kohë - dhe gjithçka do të shkojë lehtë
    Gjatë pranimit të automjetit në servis, servis konsulenti Juaj do t'iu pres i përgatitur në orarin e caktuar dhe do të merret vesh me Ju në mënyrë precize.
    Ne nuk do të rregullojmë asgjë pa miratimin Tuaj!
  • Thjesht merreni automjetin - gjithçka është gati
    Kur të vini ta merrni automjetin Tuaj në orarin e caktuar, gjithçka për çka jeni marrë vesh, është përmbushur. Ne tashmë iu presim! Nëse keni dëshirë, servis konsulenti Juaj do t'ua sqaroj intervenimet e kryera. Edhe për këtë veçoni pak kohë.