VW është mrekulli e vërtetë e teknikës. Me qëllim sa më gjatë ta përdorni dhe të kënaqeni në të, gjatë servisimit, duhet të mbështeteni tek personat ekspert të VW, sepse secili prej tyre kalon trajnim intensiv, të përshtatur konkretisht në karakteristikat e VW Tuaj. Dhe vetëm këtu përdoren aparate testimi, vegla dhe pjesë këmbimi origjinale Volkswagen Original Teile®, të krijuara për VW.
Kështu gjatë servisit (kontrollit), do të analizohen të gjitha sistemet elektronike të automjetit Tuaj, si për shembull, pajisjet e kontrollit të motorit dhe të ndërruesit të marsheve, ABS, jastëkët e ajrit etj. Në atë mënyrë, zbulohen në kohë gabimet e mundshme dhe ato mënjanohen shpejt. Ndërsa edhe ju do t'i evitoni dëmtimet e pakëndshme shtesë. Përparësi e vërtetë, që mund ta përfitoni vetëm tek serviset profesionale e shërbimit të VW.