Përparësitë tek serviset tona për shërbime profesionale për markat VW.

Kombinimi i njohjeve profesionale të personelit të kualifikuar të servisit, pajisjet teknike moderne tek servisi i shërbimeve si dhe pjesët origjinale të këmbimit Volkswagen Original Teile® dhe aksesorët origjinalë Volkswagen Original Zubehör® janë karakteristikat e servisit Tuaj personal të Volkswagen-it. Këtu në mënyrë të detajuar dëshirojmë t'Ju shpjegojmë dhjetë përparësitë kryesore.

1. Trajnim dhe kualifikim të teknikëve tanë, të orientuar për modele konkrete.

Tek Volkswagen-i, trajnimi i mekanikëve nuk ndalon mbas provimit të tyre. Me çdo model të ri, fillojnë të përdoren dhe teknologji dhe materiale të reja. Për këtë nevojitet mësim i vazhdueshëm. Admirimi për sfidat teknike dhe kënaqësia gjatë punës automatikisht pasqyrohen tek shërbimet servisore, të cilët Ju i përdorni.

2. Vegla special edhe aparate diagnostikuese sipas normave të prodhuesit.

Servis shërbimet e autorizuara të Volkswagen-it investojnë disa mijëra euro në vit në vegla dhe aparate speciale për servisin, të cilat prodhuesi i rekomandon për rregullimin profesional të modeleve të reja të Volkswagen-it. Shumë prej këtyre pajisjeve janë zhvilluar bashkë me vetë automjetet dhe garantojnë, për shembull, kalibrimin më preciz, kërkim të shpejtë të defekteve dhe kohë më të shkurtër për servisim dhe ndreqje të defekteve.

3. Pjesë origjinale Volkswagen Original Teile®-për sigurinë Tuaj.

Kur krijohet Volkswagen, përdoren vetëm pjesë sipas standardit për cilësi të Volkswagen-it. Që ruhet cilësia në seri e garantuar dhe funksionaliteti i verifikuar, rreptësisht sipas direktivave, ne rekomandojmë në rast servisimi dhe rregullimi të përdoren pjesë këmbimi origjinale të Volkswagen Original Teile®. Ne bëjmë gjithçka me qëllim që, Volkswagen-i Juaj të mbetet Volkswagen origjinal. Automjetet, mbi të cilat janë kryer shërbimet profesionale me pjesë këmbimi origjinale Volkswagen Original Teile®, për shembull, në testimet për ndeshje testimet tregojnë rezultate të njëjta si dhe automjetet e reja.

4. Aksesorë origjinal Volkswagen Original Zubehör®.

Që ta plotësoni automjetin Tuaj të përkryer: aksesorët origjinal Volkswagen Original Zubehör® ofrojnë produkte me cilësi të lartë teknike, të cilët edhe nga ana vizuale i përshtaten në mënyrë të përkryer automjetit Tuaj. Pavarësisht nëse keni vendosur për komplet rrotash sportive, mbajtëse praktike për bagazh në kulm apo për softuerin më të ri të navigacionit - krijoni stilin Tuaj personal, oferta është e madhe.

5. Vetëm gjatë shërbimit tek ne ruhen të gjitha garancitë e prodhuesit.

Kështu për shembull, sipas normave të prodhuesit, garancia e Volkswagen-it për lëvizshmërinë, që zbatohet në një prej serviseve tona të autorizuara të Volkswagen-it.