Këshilla për përkujdesje.

Servise për larje automatike të automjeteve.

Llaku i automjetit është aq rezistent saqë automobilin Juaj pa problem mund ta lani në servise për larje automatike të automjeteve. Serviset moderne për larjen e automjeteve ofrojnë përkujdes optimal për Automjetin Tuaj dhe janë shumë më ekologjik në krahasim me larjen me dorë të automjeteve. Llaku i papastër mbas larjes ose gërvishtje të llakut tregojnë se servisi për larje automjete ka defekt!

Këshilla për përkudesje:

  • Papastërtitë më të mëdha lajini me shumë ujë para se ta çoni automjetin në servis për larjen e automjeteve.
  • Për mbrojtje afatgjatë të llakut, në çdo shkuarje në servis për larjen e automjeteve, zgjidheni programin me dyllë të nxehtë.   

Larja me dorë.

Gjatë larjes me dorë, gjëja më e rëndësishme është që zonat të bëra më pis t'i njomni dhe t'i lani me shumë ujë, pa përdorur sfungjerin. Në të kundërt, grimcat e vogla të papastërtive që do të mbeten, do ta gërvishtin llakun. Më pas, automjeti mund të pastrohet me sfungjer të butë ose furçë nga lart poshtë me ujë me pak presion. Pjesët ku nevojitet presion më i madh, siç janë rrotat, duhet t'i pastroni të fundit dhe me këtë rast, nëse është e mundur, të përdorni sfungjer tjetër. Në fund, lajeni mirë automjetin me ujë dhe fshijeni.

Këshilla për përkujdesje:

Gjatë bërjes me shkumë, mos përdorni detergjent pastrimi që përdorni në amvisëri. Ato përmbajnë komponentë që shpërbëjnë vajra duke shkaktuar në këtë mënyrë heqje të shtresës mbrojtëse dhe gërryerje të llakut. Për këtë arsye, nuk duhet të përdorni as lecka dhe sfungjerë që përdorni për pastrim në shtëpi. 

Larje me aparat për pastrim nën trysni të lartë.

Ndiqini vërejtjet për përdorimin e aparatit për pastrim nën trysni të lartë, veçanërisht në lidhje me trysninë dhe distancën e minimale (më shumë se 15 cm!). Bëni kujdes dhe për distancën e nevojshme nga materialet e buta, siç janë gomat ose materialet izoluese. Sidomos të kujdesshëm duhet të tregoheni gjatë përdorimit të detergjenteve pastrues. Asnjëherë mos i hidheni mbi llakun e ngrohtë, dhe në përgjithësi, mos e lani automjetin në diell! 

Lustrimi i llakut.

Lustrimi nevojitet vetëm nëse llaku është i vjetër dhe shkëlqimi i tij nuk mund të arrihet me lëndë konservuese. Nëse lënda për lustrim nuk përmban komponentë konservimi, rekomandohet që mbas lustrimit të bëhet konservimi. Bëni kujdes që pjesët e lyera me llak mat dhe elementët plastik nuk duhet të trajtohen me lëndë për lustrim dhe dyllë të fortë.

Këshilla për përkujdesje:

  • Rezultatet më të mira gjatë lustrimit mund t'i arrini nëse punoni në drejtim të kundërt. për shembull, përdoreni lëndën për lustrim në drejtim të akrepave të orës dhe më pas lustroni në drejtim të kundërt të lëvizjet të akrepave të orës. Nëse keni nevojë për ndihmë, shërbimi servisor i Juaj i VW është në dispozicionit Tuaj. Ndërsa ajo është specialisti Juaj për Clever Repair Service.   

Pjesë plastike dhe prej kromi.

Pjesët e jashtme plastike pastrohen me larje normale. Nëse kjo nuk mjafton, përdorni lëndë për pastrim të plastikës dhe pastrojeni sipërfaqen e papastër me leckë të butë ose sfungjer. Për pjesët prej kromi ekzistojnë lëndë të veçanta për pastrim të cilat ua kthejnë shkëlqimin pjesëve të kromuara të ndryshkura ose pa shkëlqim. 

Rrota prej metali të lehtë.

Këtu mblidhen papastërtitë më të këqija: abrazioni gjatë frenimit dhe papastërtitë e rrugës krijojnë shtresë të fortë. Që të mos dëmtohet metali i lehtë, çdo dy javë duhet të pastrohen mbetjet e mbledhura gjatë frenimit dhe kripa. Mbas larjes, është mirë që më pas rrotat t'i trajtoni me lëndë për pastrim që nuk përmban acid. Çdo tre muaj rrotat duhet të trajtohen me dyllë të fortë. Dëmtimet e mundshme të shtresës mbrojtëse duhet të mënjanohen menjëherë.

Këshilla për përkujdesje:

Mbas fillimit të udhëtimit, ndaloni disa herë që të thahen disqet dhe jastëkët e frenave. 

Pastrimi i lëkurës.

Me qëllim që lëkura të mbetet e bukur dhe e butë sa më gjatë, nevojitet përkujdes i veçantë. Sipërfaqet prej lëkure pak të pista, për shembull nga pluhuri, pastrojini rregullisht me pëlhurë pambuku pak të lagur. Rekomandohet dy herë në vit pastrim të lëkurës me detergjente origjinale për përkujdesje. Pastrimi i rregullt mbron nga krijimi i njollave, zbehja, tharja dhe thyerja. Papastërtitë më të mëdha, për shembull njolla stilolapsi, boje shkrimi, si dhe manikyri, që nuk mund të pastrohen me lëndën për pastrimin e lëkurës, më shpesh mund të hiqen me ndihmën e Clever Repair Service.