Dritë dhe dukshmëri.

Shikoni në errësirë! Mjegulla, shiu apo era e fortë mund ta pengojnë ndjeshëm dukshmërinë. 

Mjegulla, shiu apo era e fortë mund ta pengojnë ndjeshëm dukshmërinë. 

Tregohuni të kujdesshëm kur ka mjegull.

Mjegulla e ul dukshmërinë dhe mundet për vetëm disa sekonda ta kthej rrugën në akull. Përshtateni shpejtësinë e automjetit Tuaj sipas dukshmërisë. Për këtë mund t'iu ndihmojnë shtyllat anësore paralajmëruese. Në autostradë, ato janë vendosur në çdo 50 metra distancë, në rrugë lokale në çdo 25 metra. 

Dukshmëri = distancë e sigurt.

Ligji për komunikacion rrugor përcakton se në rast dukshmërie më të madhe se 50 m shpejtësia e automjetit duhet të jetë maksimumi 50 km/h, me dukshmëri 100 m, 80 km/h dhe kur dukshmëria është 150 m jo më shumë se 100 km/h. Shoferët me përvojë mbajnë distancë të madhe. Në atë mënyrë ata kanë më shumë hapësirë në rast rreziku nga automjetet që afrohen shpejt apo menjëherë nga pas. 

Automjetet me drita të ndezura dallohen më mirë.

Jo vetëm natën, por edhe gjatë ditës, për sigurinë Tuaj personale, duhet t'i ndizni dritat. Pastrojini rregullisht dritaret dhe xhamat e fenerëve, dritat e pasme dhe pulsuesit. Në atë mënyrë do ta përmirësoni dukshmërinë dhe të tjerët mund t'iu shohin më mirë.