Detyrimi për pajimet dimërore.

Nga 15 nëntori deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, në rrugët e Kosovës vlen detyrimi për pajimet dimërore.

Me këtë rast, drejtuesit e automjeteve në kushte dimërore të rrugëve i kanë mundësitë e mëposhtme:

1. Goma dimërore

Nëse në rrugë ka borë, borë të lëngëzuar ose akull, të gjitha rrotat duhet të jenë të pajisura me goma dimërore. Për sigurinë gjatë udhëtimit për shkak të ndryshimeve të shpeshta e të menjëhershme të kushteve klimatike, duhet të bëhet kujdes për pajimin në kohë me goma dimërore. Lagështira në rrugë mundet për shembull, natën të kthehet në akull, në rastin e të cilit vlen detyrimi për goma dimërore.

Caktimi i goma dimërore të miratuara

Sipas ligjit, për goma dimërore njihen ato goma të cilat janë të shënuara me 'M+S', 'M.S.' ose 'M & S' dhe të cilat kanë thellësi profili së paku 4 mm. E njëjta gjë vlen dhe për të ashtuquajturat goma për gjithë vitin, goma për të gjitha kushtet e kohës, si dhe goma të lidhur me zinxhirë.

2. Goma të lehta me zinxhirë për borë

Si alternativë e gomave dimërore, mund të montohen zinxhirë në të paktën dy rrotat motorike. Megjithatë, kjo lejohet vetëm nëse rruga (e asfaltuar) është e mbuluar plotësisht me borë ose akull. Zinxhirët montohen tek rrotat e boshtit motorik. Nëse automjeti lëviz me goma verore, në rast se udhëtoni gjatë, me vete duhet merrni dhe zinxhirë për borë tek hapësira e bagazhit.