1990-2000.

Gjenerata e katërt e Transporter-it.

1990

Më 6 janar fillon prodhimi i gjeneratës të katërt të Transporterëve (T4). Koncepti i ri është po aq revolucionar, siç ishte ndryshimi i Bubës në Golfi: motor përpara, fuqi motorike në rrotat e përparme ("Principi i kokës tërheqëse") me motor me ftohje me ujë, të vendosur tërthor në drejtim të lëvizjes, me 45 deri 81 kW, me bosht të përparmë dynyjësh të vendos tërthor, dhe bosht i pasmë i vendosur tërthor. Dy distanca midis boshteve: 2920 mm dhe 3320 mm, tre klasa automjete mallrash me 800 kg, 1.000 kg dhe 1.200 kg (kufiri maksimal i ngarkesës). Për tregun, T4 ishte sensacion i vogël, sepse tek automjeti janë përforcuar të gjitha veçoritë e Bulli-t, e megjithatë është Volkswagen i vërtetë siç ishte gjithashtu dhe pasardhësi i Bubës, Golfi.

Automjeti i ri është përmirësuar në gjitha karakteristikat e tij kaq shumë saqë termi kërcim kuant nuk është ekzagjerim. Т4 është akoma më i gjithanshëm se pasardhësi i tij universal i njohur gjerësisht, sepse vjen me më shumë variante të strukturës (për shembull, dera e dytë rrëshqitëse). Tregu me entuziazëm e pret gjeneratën e katërt të tipit 2. Disa muaj para dërgesës të parë janë mbushur librat e porosive. Edhe Т3 vazhdoi të shitet për ca kohë, para se prodhimi i tij të transferohej në Australi, dhe të përqendrohet në konstruimin e syncro-s dhe në fund të ndërpritet tërësisht.

Jubileu i 40 i Volkswagen Transporter-it: Pothuajse 6,7 milionë Transporterë janë prodhuar gjatë këtyre katër dekadave në tre gjenerata.

Qeveria çeke më 10 dhjetor me Volkswagen-in nëshkroi marrëveshje për marrjen e prodhuesit çek të automobilave Shkoda. Në këtë mënyrë, bashkë me Audi-n dhe Seat-in, Shkoda bëhet brendi i katërt në kuadër të Grupit.

1991

Më 1 janar Volkswagen bëhet me strukturë të re. Ajo e ndan drejtimin e Grupit dhe menaxhimin me brendin Volkswagen, Audi, Seat, dhe sëshpejti dhe Shkoda.

1992

Grupi Volkswagen me katër brendet e tij është lider në fushën e kontrollit elektronik të komunikacionit, të zhvillimit të koncepteve alternative për motor dhe të përdorimit të teknologjisë ekologjike në prodhim.

Kompania kooperative "Ching Chung Motor Co., Ltd" është themeluar në Tajpej / Tajvan. Pjesa e VolkswagenAG në këtë kompani është një e treta e kapitalit të përgjithshëm. Me kapacitet vjetor prej 30.000 automjete, nga viti 1993 atje duhet të prodhohen dhe shiten Transporterët e rinj.

Во Shtaer-Dajmler-Puh AG në Gracë fillon prodhimi i Transporter-it të gjeneratës të tretë, T3. Që nga fundi i vitit 1990, atje janë prodhuar 61.903 automjete.

Ndryshim i Këshillit mbikëqyrës në fund të vitit: D-r Karl H. Han largohet nga kompania.

1993

Më 1 janar d-r tek.h.c. ing. i diplomuar ETH Ferdinand Pih merr funksion e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të bordit të menaxherëve të Volkswagen AG.

Në janar, në treg hyn "dizeli ekologjik" katër-cilindërsh 1,9-litërsh TD, 1896 ccm, me fuqi 50 kW me 3700 rrotullime në minutë.

1994 - L80

Prezantimi i L80 i prodhuar në Brazil. Ai përbën kufirin e sipërm të ofertës të Volkswagen-it. prodhohet T4 i 500.000 në Hanover.

Der 500.000ste T4 wird in Hannover gebaut.

1995

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i automjete komerciale Volkswagen, Bernd Vidman në pres konferencën në korrik i prezanton automjet komerciale Volkswagen si brend i pavarur "VWN". Prodhimi është kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Pesha e brendit të ri: 10 miliardë marka xhiro vjetore në tregjet e botës.

LT do të ndaloj prodhimin mbas 20 vjetësh. Asnjëherë nuk shkaktoi emocione të forta, por megjithatë deri në fund të prodhimit në Hanover janë prodhuar 471.221 copë.

1996

Diferencimi i produkteve nga brenda ndodh pothuajse njëkohësisht me politikën e re të Grupit: Automjete komerciale Volkswagen në vitin 1996 arritën zhvillim i cili pothuajse ishte paraqitur në bllokun e Pen Pon. Automobili i suksesshëm i Hanoverit është binjak me Transporter-in dhe linjën e automjeteve për udhëtarë Multivan (Allstar и Classic) dhe Karavell.

Edhe në përvjetorin e vet ky automjet komfor përfiton dy motorë të rinj emocionues: një motor sportiv me katalizator, 2.8 litërsh VR6 dhe 103 kW, dhe një mrekulli temperamente kursyese, 2,5 litërsh TDI ® Kat - motori dizel me injektim direkt, i cili me një mbushje të rezervuarit mund ta shëtis Transporter-in në pothuajse të gjithë tregjet evropiane.

LT shumë shpejt mbas ditëlindjes të 40 të fabrikës është prezantuar në panairin automobilistik në Lapcipg. Përveç formës atraktive ai ofron teknologjinë më të re, dizajn modern, komoditet optimal gjatë udhëtimit, si dhe siguri dhe kursim më të madh të karburantit, kështu që ai është i pajisur mirë për të gjitha kërkesat e transportit.

Fabrika e Volkswagen-it në Hanover dhe mbas rreth 30 projekte të mëdha ndërtimi gjatë historisë të vet 40 vjeçare ende nuk gjen qetësi, planifikohen zgjerime të tjera. Ky "Transporter i jashtëzakonshëm", i prodhuan në Hanover e ndryshoi botën automobilistike, ka shumë - mbase më shumë seç besojmë - formën e fytyrës të botës tonë, jetës tonë dhe kujtimeve tona.

Katër gjenerata Volkswagen Transporterëve, çdo tip i veçantë unik, tërheqës, gjithmonë një hap përpara, në majë të teknologjisë automobilistike.

1999

Është prezantuar Multivan-i i rishikuar me dizajn të brendshëm të përmirësuar - ai disponon, për shembull, stola tek të rrotullueshëm në rreshtin e dytë. Paleta e produkteve të automjeteve komerciale Volkswagenlëviz nga Transporter-i i lehtë urban Kedi, tek Transporter-i bestseler me variantet e tij të automobilave për udhëtarë Caravell dhe Multivan deri te seria LT me 4,6 ton peshë të përgjithshme të lejuar të automjetit.

Automjetet komerciale Volkswagen i plotësojnë të gjitha kërkesat duke filluar nga një automobil i thjeshtë van, automjete komplete industriale-specifike deri në automobil zyre multimedial i pajisur plotësisht, limuzina me hapësirë të gjerë, Caravell biznes. Me teknologjinë superiore të dizel motorit me injektim direkt, e cila arrin deri në motorin ekstra dinamik me 111 kW, automjetet komerciale Volkswagen janë lider botëror. Konsumi i vogël, cilësia, funksionaliteti, siguria, dizajni dhe teknologjia i karakterizojnë automjetet të cilët vazhdimisht janë optimizuar.

Deri në fund të nëntorit të vitit 1999 në fabrikën e Poznanit janë prodhuar 250.000 automjete. Që nga themelimi i vet në vitin 1993, Volkswagen Poznan u zgjerua ndjeshëm. Ky zhvillim është evidentuar veçanërisht në rritjen e vëllimit të prodhimit (1993: 235 automjete / 1995: 15.000 automjete / 1997: 60.000 automjete), në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe në zhvillimin e mëtejshëm dhe thellimin e teknologjive të prodhimit. Produktet kryesore janë Volkswagen Transporter-i dhe Shkoda Fabia.

2000

Nga 1 janari Volkswagen Automjete komerciale është përgjegjës për automjetet e mallrave me peshë të përgjithshme 7-42 tonë për drejtimin industrial të aktiviteteve me automjete komerciale të prodhuara në fabrikën e Resende (Brazil) dhe shasi autobusësh (tetë dhe 16 ton). Fabrika braziliane në Resende është një nga repartet më të përparuar për prodhimin e automjeteve të mallrave dhe omnibuseve në botë. T.n. Consorcio Modular është themeluar në vitin 1995 nga "Volkswagen do Brasil" dhe shtatë partnerë të industrisë furnizuese me investim prej nga 250 milionë dollarë. Ai është koncept prodhues me të cilin furnizuesit janë të integruar direkt më procesin e prodhimit.

Tregje të tjerë të rëndësishëm përveç Brazilit, janë gjithashtu dhe Argjentina, Çile dhe Bolivia. 120 furnizues prezantojnë serinë e automjeteve të mallrave të Resendes në tregjet Amerikës Jugore.

Në shkurt të vitit 2000 është prezantuar linja prodhuese e Transporter-it me 15 modele të automjeteve të tonazhit nga 7 deri 42 tonë ("Seria 2000") - me inovacione teknike që e rrisin prodhimtarinë dhe përfitimin nga produktet e Resendes.

Në qershor të vitit 2000, Automjete komerciale Volkswagen në Hanover hapi qendër të re për klientë. Ai është vend takimi midis të punësuarve në Automjete komerciale Volkswagen, klientëve privat, si dhe të shumë zanatçinjve dhe tregtarëve, për të cilët automjetet e Automjete komerciale Volkswagen, shpesh janë mjeti bazë për transport. Në qendrat për klientë merren dhe flota për policinë apo kompanitë e mëdha.

Në korrik të vitit 2000 Automjete komerciale Volkswagen bëhet me bord drejtues. Zëdhënësi i Bordit drejtues është Bernd Vidman. Fusha të tjera drejtuese janë zhvillimi i produktit, prodhimi, shitja dhe marketingu, si dhe resurse njerëzore. Rentabiliteti i brendit e solli Automjete komerciale Volkswagen në pozicionin, me mjetet e veta ta riorganizoj dhe modernizoj fabrikën në Hanover. Para investohen jo vetëm në zhvillimin e produkteve të reja dhe në objekte të reja, por miliona do të investohen gjithashtu dhe në interesa sociale: përmirësohen parkingjet, rrugët, trotuaret, hyrjet dhe një pjesë e madhe e hapësirave të gjelbra do të ridizajnohen.

Gjatë vitit 2000 në Hanover do të ndërtohet presë thithëse gjigante me vlerë 70-milionë euro. Bëhet fjalë për një nga linjat më të mëdha në botë për presim. Dimensionet e jashtme të sallës janë impresionuese: 195 metra gjatësi, 40 metra gjerësi и 29 metra lartësi.

Prodhimi në Hanover, Poznan dhe Resende në vitin 2000 arriti nivel rekord: 178.000 automjete u prodhuan në Hanover (139.000 Transporterë, Caravell-ë dhe Multivan-ë dhe më shumë se 39.000 LT). Numri i përgjithshëm është më i larti që është arritur deri tani me prodhimin në seri të Т4 dhe LT në fabrikën në Hanover. Gjithashtu dhe në fabrikat në Poznan (Poloni) dhe Resende në vitin 2000 janë arritur rekorde prodhimi. Xhiroja, shitja dhe përfitimi nga brendi e pasqyrojnë këtë. Caravell dhe Multivan bëhen me motor të ri benzine V6 me 150 kW.