1983
Ky vit dallohet dhe për një ngjarje të veçantë në historinë e Transporter-it: Me "Caravell" u shfaq automjeti i dizajnuar si automjet pasagjerësh komplet komod - limuzinë e gjerë, nëse dëshironi. Volkswagen me atë e ndiqte evolucionin, i cili tashmë ishte aplikuar me prezantimin e "Samba autobusëve" legjendarë në qershor të vitit 1951. Ka hera Bulli nuk ishte vetëm një Transporter ideal, por njëkohësisht dhe një përmbledhje pafund variantesh për konstruksion automjeti universal - por, gjithashtu, automobil i përditshëm familjar, mik për të udhëtuar par ekslelanc, dhomë ndenjjeje me rrota, liri automobilistike. Në ofertë tani janë gjithashtu dhe motorët me injektim direkt, me ose pa katalizator, me ose pa servo timon.
1985
Prezantimi i Transporter-it "syncro" me fuqi motorike në katër rrota, pjesët e të cilit prodhohen në Hanover, ndërsa instalohen tek partneri koorporativ Shtaer Dajmler Puh në Gracë. Bëhet fjalë për automjet komercial me vlerë të madhe praktike, madje dhe jashtë rrugëve normale. Visco-boshti i tij i ri përcjell në varësi të gjendjes të rrugës, forcës lëvizëse të ndryshueshme të aksit të përparmë, është zëvendësim komplet për një diferencial të mesëm dhe kur është e nevojshme krijon në mënyrë automatike pothuajse 100% efekt bllokues.
Aplikimi i turbo-dizelit dhe motori i ri fuqishëm me injektim direkt.
Në korrik, në takimin e përgjithshëm vjetor është marrë vendimi për ndryshimin e emrit të kompanisë në: Volkswagen AG.
Ideja e "Multivan" kapërcen hendekun midis jetës profesionale dhe fundjavës, lindi limuzina me hapësirë të gjerë gjithëpërdorimshme.