1979-1982.

1979

Në pranverën e vitit 1979, Transporter-i i ri vjen në treg, i cili përveç inovaciomeve të shumta teknike të shasisë dhe motorit, gjithashtu ofron karroceri me dizajn të ri me pamje të përmirësuar dhe kapacitet hapësire të rritur. Gjenerata e tretë e Transporter-it realizon një revolucion të vogël: kompjuteri në përllogaritjen e shasisë poshtë karrocerisë të automjetit me metodën e elementëve përfundimtar pjesërisht e uli e më këtë rast e bëri automjetin akoma më të fortë.

Që fillimi i këtij Т3 nuk doli aq stimulues siç shpresonin, me siguri ishte për shkak të veçorive të ngarjes. Për arsye se T3 ende kishte motor bokser me ftohje me ajër, pesha e automjetit bosh ishte 1.385 kilogramë. Me motorin e vogël (1584 ccm), ai nuk ishte më i shpejt se 110 km / h. Ndërsa edhe versioni më i fuqishëm (1970 ccm/51 kW/68 КС) arrinte shpejtësinë maksimale 127 km / h në autostradë - 3 km / h më i ngadaltë se versioni i mëparshëm. Për këtë arsye, përparësitë e padiskutueshme të automjetit të ri, në fillim ishte e vështirë ta mahnitin klientelën ndërkombëtare. Vetëm pasi boks motori me ftohje me ujë, e sidomos motori dizel siguroi fuqi dhe moment rrotullues më të madh, Transporter-i i gjeneratës të tretë u bë një model i suksesshëm. Sepse ai kishte shumë çka të ofronte: karroceria më e gjerë për 125 mm tani ofronte tre vende të plota në kabinë, gjerësia e gjurmëve të rrotave dhe distanca midis boshteve ishin rritur duke e ulur njëkohësisht rrethin e rrotullimit. I gjithë enterieri tani është më i madh, me ventilim më të mirë, më i sigurt dhe nga ana vizuale më modern.

Por, ndryshimi më i rëndësishëm përsëri fshihet poshtë veshjes: siguria gjatë udhëtimit dhe komoditeti bën një hap gjigant përpara. Boshti i përparmë - bosht të dyfishtë tërthor, baletra spirale me efekt progresiv me amortizatorë të brendshëm teleskopik, plus stabilizator diagonal - e plotësonin në mënyrë ideale në princip boshtin e pasmë të pandryshuar të vendosur tërthor. Ngarkesa shtesë tani u rrit në nivel afër kufirit magjik prej 1000-kilogramë: 995 kg tek motori 1,6-litërsh, 30 kg më pak tek automobilat 2-litërsh. Përveç sigurisë aktive, u rrit gjithashtu dhe siguria pasive. Crasch - testet ndihmuan në zhvillimin e atyre elementeve të cilët në rast përplasjeve frontale ose anësore, e absorbojnë energjinë dhe deformohen. Në pjesën e përparme të kabinës fshihet mbrojtëse e cila është vendosur në lartësinë e gjurit, dhe profilet stabile tek dyert sigurojnë mbrojtje nga përplasje anësore.

Përdorimi i motorit dizel katër-cilindërsh u shfaq në vitin 1981. Me motorë dizel startoi dhe gjenerata e tretë e Transporterëve; një vit më vonë përsëri vendoset motori bokser me moment të lartë rrotullues dhe ftohje me ujë.

Në panairin e Frankfurtit u prezantua automjeti i mallrave me peshë të lejuar nga 6 -9 tonë, i cili ishte rezultat i bashkëpunimit midis Volkswagen-it dhe MAN.

1981 - 25-vjetori i fabrikës të Volkswagen-it në Hanover

Më mars fabrika e Volkswagen-it në Hanover festoi jubileun e 25-të: Më shumë se 5 milionë automjete komerciale ishin prodhuar që nga hapja. Motorë bokser me ftohje me ujë, si dhe motori dizel i Golfit i modifikuar, imponuan një nevoje urgjente për përmirësimin e Transporter-it. Se me motorin dizel u hap një faqe krejt e re në faqen e suksesit, i bëri në atë kohë krijuesit e Hanoverit, mbase dhe jo vetëm një herë, të vetëdijshëm për atë gjë.

Sidoqoftë, ata në fillim ishin pak skeptik në lidhje me daljen e Transporter-it të ri ashtu shpejt njëri pas tjetrit: në vitin 1982 dolën dy motorë të rinj me ftohje me ujë dhe ndërruesi i marsheve 5-nivelësh (si opsion), në vitin 1983 motori 66 kW me injektim të direkt me katalizator dhe servo-timon (si ofertë), në vitin 1985 fuqia motorike në katër rrota "syncro" (komponentët e të cilit janë prodhuar në Hanover dhe bashkuar tek partneri koorporativ (Shtaer Dajmler Puh në Gracë), përveç kësaj shfaqet motor i ri, akoma më i fuqishëm (me 82 kW) dhe turbo dizel.

"Volkswagen Caminhoes Ltda." në Brazil fillon me prodhimin e automjeteve të mallrave me peshë mesatare me peshë maksimale të lejuar 11-13 ton.

Fillimi i prodhimit të dizel Transporterëve të Volkswagen-it në fabrikën e Hanoverit.

Më 13 nëntor Këshilli mbikëqyrës vendos për pasardhës të drejtorit ekzekutiv të sëmurë Ton Shmuker. Si pasardhës është caktuar d-r Karl H. Han.

Më 14 dhjetor është prodhuar Volkswagen Transporter-i parë në "Volkswagen Argentina S.A. " Buenos Aires.

1982

Më 30 shtator me prodhuesin spanjoll të automobilave SEAT, Barcelonë, do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim, licencë dhe mbështetje teknike.

Prezantimi i Folksvagen Kedi si pikap, i zhvilluar mbi bazën e Golf-it në SHBA dhe në Tas / Jugosllavi e ndërtuar për tregun Evropian.

Folksvagen Transporter-i në vend të gjeneratës të deritanishme të motorëve me ftohje me ajër, bëhet me motor bokser të rikonstruuar me fuqi 44 dhe 57 kW.