1968
Është prodhuar Transporter-i 2.000.000.
Në moshën 69 vjeçe, më 12 prill të vitit 1968 vdes d-r Hajnrih Nordhof. Me të në
mënyrë të pandarë lidhen përparimi dhe suksesi i Volkswagen-it në gjithë
botën. Pasardhësi i tij është d-r Kurt Lotc, i cili në vitin 1967 u emërua si
zëvendës drejtor ekzekutiv.
1969
Volkswagen AG blen truall për ndërtim fabrike në Salcgiter. Që nga viti 1970,
këtu vazhdon prodhimi i automobilit të zhvilluar nga NSU me emër К 70, për herë të
parë me fuqi motorike në rrotat e përparme dhe me ftohje me ujë, prodhimi fillon në
shkurt të vitit 1975. Sot fabrika në Salcgiter është furnizuesi kryesor i të gjithë
motorëve me ftohje me ujë të gjeneratës të re të Volkswagen-it.
1970
"Volkswagen do Brasil prodhon Volkswagen 1.000.000.
1971
Motor i ri i rrafshët 1,7 litra, vëllim 1679 ccm, fuqi 49 КW (49 kW) me 4.800
rrotullime në minutë. Është prodhuar Transporter 3.000.000.
1972
Bashkë me importuesin gjeneral të Volkswagen-it, fabrika
UNIS Volkswagen AG në Sarajevë, Jugosllavi, themelon "TAS Tvornica
Automobila" Sarajevë si kompani montuese për Volkswagen-in.
1973
Themelimi i "Volkswagen of Nigeria Ltd.", Lagos / Nigeri
1974
Mbas pothuajse 30 vjet histori prodhimi në Volfsburg, një epoke i vjen fundi, në të
cilën si asnjëherë deri në atë moment në historinë e automobilit, prodhimi u
barazua me punën dhe historinë. Volfsburg ishte "Käferstadt". Me Bubën e 11.916.519
të prodhimit në Volfsburg, përfundon prodhimi në fabrikën kryesore. Buba ende
vazhdon të prodhohet në Emden, Bruksel dhe përtej oqeanit. Sasia ditore është
afërsisht 3.300 në të gjithë botën.
Golfi bëhet pasardhës i Bubës. Me konceptin e vet teknik të ri që në fillim, ai do
të jetë sukses dhe lider në numrin e automjeteve të regjistruara në statistikën
automobilistike gjermane. Me Golfin, i cili u prezantua në presin në
maj, Volkswagen formoi klasë të re
automobilistike. Volkswagen lançoi në treg automjet komplet ndryshe nga
dizajni tradicional, i cili në kohën e shfaqjes të tij është po aq i pazakontë dhe
progresiv sa Buba në kohën e vet. Me të Volkswagen-i përsëri pati sukses me
konceptin e automobilit të suksesshëm.
Në Brazil ndërtohet fabrika Taubate. Fillimi i prodhimit është parashikuar në mesin
e vitit 1975. Mbas përfundimit të repartit të ri, kapaciteti ditor i "Volkswagen do
Brasil" është 2.500 automjete.