1956-1966.

1956

Me 8 mars mars në fabrikën e re për transporterë të Volkswagen-it në Hanover u prodhuan transporterët e parë. Prodhimi në seri fillon më 20 prill.

Volkswagen shkon në Afrikën e Jugut. Fabrika i siguron aksionet e importuesit Sud-afrikan dhe formon filial si repart montues: Volksvagen of South Africa (PTY) Ltd. në Uitenhage, R.F. Afrika e Jugut.

Transporter-i i parë ishte i lehtë: peshonte 890 kg me rezervuarin plot, por pa drejtuesin e automjetit dhe pa rrotën rezervë. Madje edhe me këtë ngarkesë, Tipi 2 (siç u quaj përkundër Bubës, tipi 1) mbeti nën një ton - peshonte 990 kg i pangarkuar. Jo më pak e vogël ishte dhe pesha e ngarkesës që mund të mbante - 750 kg. Me vend për 2-3 persona në kabinë dhe 4,6 metra kub hapësirë për ngarkim, Volkswagen Transporter-i u tregua fleksibil dhe - të paktën për kushtet e aso kohe - mjaft stabil 75 km / h shpejtësia maksimale e vazhdueshme. Kjo u arrit me motorin e tij të vogël dhe të dobët (1131 ccm) në pjesën e pasme, i cili arrinte 18 kW për 3300 rrotullime në minutë. Ky agregat nuk është dizajnuar mbi bazën e performancave të larta, por të sigurisë. Konsumi prej 9 litra për 100 km dhe jetëgjatësia e madhe ishin shpërblim për këtë modesti. Me kalimin e viteve, T1 rritej me obligimet e veta. Ai e ruajti pamjen e tij me xham të përparmë të ndarë, deri sa e ndërroi me Т2, "Pamja familjare", që e lidhte ngushtë me Bubën. Vetëm në vitin 1996, kur versionet e automobilave për pasagjerë morën "pamjen e lumtur" të vëllezërve dhe motrave të tyre më të vegjël, kjo ngjashmëri familjare rezultoi me Transporter-in.

1957

Kërkesa për Volkswagen me sa duket nuk njihte kufi. Kapacitet prodhuese të fabrikave në Volfsburg, Braunshvajg dhe Hanover janë shfrytëzuar plotësisht. Megjithatë, ajo krijon mandate të prapambetura të papërgatitura, që mund të pakësoheshin vetëm me zgjerimin e mëtejshëm të kapacitetit prodhues. Prandaj, në tetor, Volkswagen blen pronë tjetër në Kasel.

1958

Në fabrikën në Kasel me 25 të punësuar fillon bërja e agregateve. Motori 250.000 i Volkswagen-it me obligimin për kthimin të viti 1948 është bërë në fabrikën e Kaselit. Në këtë moment, pothuajse çdo i 10-ti Volkswagen shkon me motor me detyrimin për kthim - një mundësi e mirë për pronarët e Volkswagen-it, më shumë se 50% në raport me çmimin origjinal. Motor komplet i ri, garanci përkatëse dhe ripërtëritje të të gjithë agregateve ndihmëse janë arritje unike në industrinë automobilistike.

Që nga 11 nëntori, përveç Transporterëve Volkswagen, në fabrikën në Hanover do të prodhohen dhe motorë Volkswagen.

1959

Në fabrikën në Hanover vazhdon prodhimi i motorëve. Që atëherë atje prodhohen të gjithë bokser motorët Volkswagen me ftohje me ajër, ndërsa sot me ftohje me ujë për tregun vendas.

1960

Me fillimin e vitit të ri modelar, të gjithë Volkswagenët bëhen me motor 25-kW dhe transmetim tërësisht të sinkronizuar.

1962

Në Hanover u prodhua Transporter-i i 1.000.000.

1964

Eksporti i vazhdueshëm në rritje përtej oqeanit sjell ngritjen e fabrikës në Emden, e cila ka mundësi të shkëlqyera transporti. Gjatë disa viteve në vijim, fabrika e Volkswagen-it me më shumë se 80 anije, posedon çarter flotën më të madhe private në botë, dhe Emden kthehet në portin më madh automobilistik.

Themelimi i Volkswagen de Meksiko S.A e C.V., në Puebla. Me ruajtjen e nivelit gjerman të cilësisë dhe çmimet më të lira, Volkswagen këtu duhet të bëhet nga pjesë të prodhimit vendas sa më shumë që është e mundur.

1966

Filiali i Afrikës të Jugut është 100% në pronësi të Volkswagen AG dhe tani quhet Volksvagen of South Africa Ltd.