1947
Rastësia e shkroi historinë automobilistike: Kur importuesi holandez Ben Pon në prill të vitit 1947, kaloi nëpër fabrikën e Volkswagen-it në Volfsburg, ai hasi një automobil më shumë se të zakonshëm. Atë e kishin ndërtuar disa punëtorë të Volkswagen-it që ta lehtësojnë pak transportin e pllakave të rënda nga salla në sallë. Pak më vonë, më 23 prill, përshtypja menjëherë u kristalizua në ide. Në bllokun e tij Ben Pon skicoi një automobil, i cili deri tani ende nuk gjendej në botë, automjet me fuqi motorike në boshtin e përparmë me motor të vendosur në pjesën e pasme, dhe konstrukt në formë kutie.