Off-road

Të sigurt në destinacion - madje edhe kur ekzistojnë pengesa.

Me Multivan pa problem kaloni pengesa uji me thellësi deri 300 mm. Rrugët e përmbytura mbas shirave të rrëmbyeshëm nuk përbëjnë asnjë pengesë (matur me pajisje në seri dhe me ngarkesë të plotë dhe shpejtësi maksimale 30 km/h).

Dhe terrenet e pjerrëta nuk janë problem për Multivan. Falë distancës midis boshteve, parakolpi nuk has në tokë edhe në rast kur këndi i qasjes përpara është 21°. Mbrapa, këndi maksimal i largimit është 17° (matur me pajisje në seri dhe me ngarkesë të plotë)

Sa më shumë hapësirë midis automjetit dhe bazamentit të rrugës, aq më shumë liri në udhëtimet e reja. Multivan pothuajse si duke u tallur i kalon pjesët e ngritura të rrugës me kënd deri 14° (matur me pajisje në seri dhe me ngarkesë të plotë).

Sipas dëshirë Multivan-in mund ta pajisni me mbrojtje të përfundit të automjetit. Pllaka metali stabile edhe në situata ekstreme ofron masë të lartë mbrojtjeje për motorin dhe ndërruesin e marsheve. Madje mund të porositen edhe pajisje të tjera mbrojtëse për përfundin e automjetit, p.sh. për rezervuarin. Ju lutemi bëni kujdes se me rritjen e peshës personale të automjetit, kapaciteti i ngarkesës të lejuar ulet.

Madje dhe furnizimi me
karburant përbën kënaqësi.

Objektivin tuaj e dini vetëm Ju. Ndërsa, objektivin donë do t'ua zbulojmë me kënaqësi:
krijimi i motorëve që u nevojitet më pak karburant, të cilët shkaktojnë më
pak gazra shkarkues dhe më pak ndotje në mjedis