Shumë vend për materiale. Dhe të gjithë stafin.
Kamionçina Crafter është bërë për punë vërtet të vështira. Sepse është e fortë, po aq sa ata që e ngasin. Edhe nëse punët tuaja nuk mbarohen, ka shumë karakteristika që e bëjnë jetën tuaj të përditshme shumë më të lehtë.
Bëjeni vetë një foto nga kamionçina Crafter
Mund të vendosen tetë marshe. Dhe në të gjitha llojet e diferencialit
Crafter është i vetmi automjet në klasin e tij me gjashtë variante diferenciali-kuti shpejtësie. Diferencialet para, mbrapa ose 4 MOTION me të gjitha rrotat aktive mund të kombinohen me kutinë e shpejtësisë manuale me 6 marshe ose me kutinë e shpejtësisë automatike me 8 marshe. Sekreti i performancës së lartë janë motorët specialë TDI, të cilët janë projektuar për kërkesat ekstreme të një automjeti komercial.
Kroskot, zyrë dhe ambient pushimi gjithmonë me ju
Kaloni një pjesë të madhe të ditës së punës në rrugë? Atëherë makina juaj nuk është vetëm mjet transporti. Është vendi ku sistemoni dokumentet, bëni takime, karikoni celularin. Ose bëni një pushim dreke. Me ndarje të shumta ruajtjeje e mundësi lidhjesh, sediljen opsionale ergoComfort me amortizim dhe, sipas dëshirës, timonin multifunksional prej lëkure me ngrohje, kamionçina Crafter është e përgatitur në mënyrën më të mirë për këto.
I relaksuar në rrugë
Në kantieret e ngatërruara të ndërtimit, në rrugët e ngushta malore, në rrugë të ngushta të banimit apo në raste erërash në autostradë: në kamionçinën Crafter një mori sistemesh inovative asistence dhe sigurie ju mbështesin kur situatat ndërlikohen. Kështu, arrini në destinacion mirë dhe mbi të gjitha, të relaksuar.
Cilësia ju shpaguan
Cilësi e lartë afatgjatë - kosto e ulët mirëmbajtjeje. Kjo përllogaritje funksionon në mënyrë të përsosur me kamionçinën Crafter. Falë funksionimit të fuqishëm, motorëve eficentë dhe fërkimit të reduktuar të ajrit, ia vlen për shoqërinë tuaj. Nga investimi tek rishitja.
Gjithçka e fiksuar në vendin e vet
Kutia e veglave që rrëshqet para-mbrapa, dërrasat që bien e bëjnë zhurmë mbi dysheme gjatë rrugës nuk janë vetëm të bezdisshme. Materialet e shtrenjta mund të dëmtohen ose shoferi mund të shpërqendrohet. Prandaj, që gjithçka të arrijë në destinacion në mënyrë të sigurt dhe në gjendje të përsosur, kamionçina Crafter ju ofron sigurimin më të mirë të ngarkesës në klasin e saj: falë 10 unazave lidhëse opsionale dhe një larmie shinash lidhëse.
Përgatitur në mënyrë të përsosur për gjithçka
Që porositë të dorëzohen në mënyrë të përsosur, ju duhet pajisja e duhur. Kjo përfshin gjithashtu një automjet të përshtatur në mënyrë optimale me kërkesat tuaja. Në këtë mënyrë mund të realizohen zgjidhjet tuaja për automjetin me porosi: Nga automjetet frigoriferike dhe ambulancat, tek automjetet pa barriera, për njerëz me aftësi të kufizuara. Me automjetet tona, thuajse gjithçka është e mundur.
Gjithmonë i informuar. Asnjë sekondë mërzie.
Në një ditë normale pune, shpesh shpenzoni kohë të gjatë në rrugë. Lëvizni me makinë nga porosia në porosi, duhet të ktheheni në magazinë e më pas në dyqanin e veglave për të marrë një pjesë këmbimi. Prandaj bëhet më e rëndësishme që të dini gjithçka. Falë shërbimit online "Car-Net" jeni pothuajse gjithmonë të përditësuar dhe argëtuar në kamionçinën Crafter.
Zgjidhje strukture dhe transformimi
Puna juaj nuk është si e gjithë të tjerëve. Ndaj, pse duhet të jetë makina juaj si e të tjerëve? Meqë gjithkush has sfidat e veta gjatë punës së përditshme, ne tek Volkswagen Automjete Komerciale punojmë së bashku me prodhuesit profesionistë të strukturave dhe transformimeve. Ata e kthejnë kamionçinën Crafter në automjetin tuaj komercial sipas porosisë.