Mbrojtja e të dhënave

Mbrojtja e privatësisë Tuaj në faqet tona për ne ka një rëndësi të veçantë. Për këtë arsye ja disa informacione të përgjithshme për verifikim të të dhënave anonime dhe të dhënat për persona.
 

Protokoll për qasje

Sa herë që hapet faqja www.volkswagen-kosova.cоm përkatësisht ndonjë datotekë, të dhënat për qasje ruhen në të ashtuquajturën datoteka për protokoll. Për çdo qasje, në veçanti, ruhen të dhënat e mëposhtme:

  • IP- adresa e kompjuterit që kërkon qasje
  • Data dhe koha e qasjes, përkatësisht kërkesa për qasje
  • Titulli i faqes, përkatësisht datoteka tek e cila hyhet
  • Vërejtje se nga cila faqe është bërë qasja në këtë faqe
  • Browser, përfshi dhe versionin e browser-it që përdor përdoruesi
  • Sistemi operativ i përdoruesit

Këto informacione përdoren për nevoja statistike. Këtu bëhet fjalë vetëm për informacione që nuk japin asnjë të dhënë për Ju si person. Si përdorues individual ju jeni anonim.

Verifikimi dhe përpunimi i të dhënave personale

Të dhënat personale ruhen vetëm nëse na i vini në dispozicion Ju personalisht - për shembull: regjistrim në rast pyetësori, loje fituese apo njoftimet në Buletin - ose na jepni miratimin për përpunimin e tyre. Nëse për shfrytëzimin e ndonjë prej shërbimeve të ofruara kërkohen nga Ju të dhënat e Juaja personale, përjashtohet plotësimi i tyre me të dhëna nga protokollet nëpërmjet IP-adresës me qëllim formimin e profilit përdorues.

Duke pasur parasysh se leja për shfrytëzimin e të dhënave Tuaja në qëllimet e përmendura më parë mund të përfshij dhe përcjelljen e të dhënave Tuaja partnerëve të Volkswagen-it (tregtarë, servis), institucionet financiare për dhënien e shërbimeve (Porsche Leasing), përkatësisht institutet për hulumtimin e mendimit publik që Ju e keni zgjedhur, atëherë të dhënat e Juaj mund tu përcillen atyre institucioneve. Më tej, përcjellja e tyre personave të tretë siç janë librat e adresave dhe agjencive reklamuese nuk kryhet.