Premiera botërore e Multivan Alltrack

2014-10-20
  • Për çdo terren: Ky koncept automjet kombinon dizajnin elegant me karakteristika të vrazhda "Off-road".

Hannover/Geneva, 3 mars 2014. Superioriteti dhe lehtësia e madhe janë çelësi i lirisë. Multivan Alltrack është një shembull i jashtëzakonshëm për këtë, sepse vërtetë është i pajisur plotësisht për çdo detyrë dhe çdo rrugë.

Në port detar, ai mund të tërheq një rimorkio për barkë, në qytet dëshmohet si një partner i rehatshëm dhe i sigurt, ndërsa falë pamjes së jashtme elegante, ai duket bukur edhe para pallatit të Operas, si dhe në bazë të hapësirës së brendshme që ka, është i përshtatshëm për çdo udhëtim për të bërë pazar.

Përfundimisht, falë sistemit 4MOTION, tërheqjes me të gjitha rrotat dhe teknologjisë "Off-road", Multivan Alltrack mund t'i përballojë me lehtësi rrugët e qytet, si dhe ato të terreneve malore. 

Mulitvan Alltrack ka një motor të fuqishëm 2.0 TDI me 180 KF.

Informoni miqët tuaj në rrjetet sociale: