Dhjetë vite të T5 California

2014-10-20
  • Deri tani janë prodhuar 50.000 California T5 nga Volkswagen Commercial Vehicles
  • Një dekadë e furgonëve për kamping

Düsseldorf/Hannover, 24 gusht 2014: Këtë vit në Caravan Salon të Dusseldorfit (30gusht-7shtator) Volkswagen Commercial Vehicles e prezantoi gamën e gjerë të produkteve të saj, e në mesin e tyre edhe të 50.000-tin T5 California, që është prodhuar me sukses të madh nga kjo kompani.

Storia e suksesit të T5 California filloi në vitin 1988. Pas suksesit të madh me Joker, Volksëagen vendosi që ta krijojë një model të ri. Rezultati ishte një veturë rekreative me rafta dollapësh na anën e majtë, një kuzhinë dhe shtrat në pjesën e pasme, si dhe çati lëvizëse.

Përderisa ty gjeneratat e para të T5 California ishin prodhuar jashtë fabrikës, prej 2004-ës e këtej ky model u prodhua nga vet Volkswagen. Tash e 10 vite, vetura më e suksesshme rekreative në klasin e saj, e ka ngritur vlerën e markës "Made in Hannover". Automjetet bazike T5 që fillimisht prodhohen në fabrikën kryesore në Hannover-Stocken, kompletohen te fabrika Limmer me strukturën e çatisë, rafta, kuzhinë, ulëse dhe karakteristika tjera.

Vetura e 10 vjetorit është një California Comfortline me ngjyrë hiri natyrale dhe me ndërrues automatik DSG me 7 shpejtësi. Gjithashtu, kjo makinë ka 103 kë me motor 2.0 TDI dhe pako BlueMotion.

 

 

 

Informoni miqët tuaj në rrjetet sociale: